15 nxënës në klasën parë, vetëm 1 arrin në klasën e nëntë” - pse po e braktisin fëmijët shkollën
Nëse bazohesh te të dhënat e regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë, të krijohet përshtypja që të gjithë fëmijët e komuniteteve pakicë, sikur ata romë, ashkali ose egjiptas janë të barabartë për nga pjesëmarrja në arsim me fëmijët shqiptarë.
“Por vetëm 1 nxënës e arrin për shembull klasën e 9, nga 15 të tillë sa regjistrohen në klasën e parë”, thotë Orhan Butic, Menaxher i Projekteve të Arsimit në organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VORAE) në podcastin e titulluar “Pabarazitë në Arsim”. Butic bashkë me Luljeta Kabashain, u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Arsimin Gjithëpërfshirës në MASHTI, diskutojnë rreth sfidave me të cilat përballen fëmijët nga grupet e cenueshme si komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, fëmijët me nevoja të veçanta apo me vështirësi në mësim, fëmijët nga familjet me status të ulët socio-ekonomik, etj. gjatë shkollimit të tyre.
Të dy bashkëbiseduesit flasin për arsyet që çojnë në numrin e madh të nxënësve që braktistin shkollën dhe pse shteti nuk ka krijuar asnjë mekanizëm që të monitorojë arsyet që po shtyjnë prindërit ose nxënësit që që të lënë shkollimin.