Vështrim prej provinciali
Mediumi është mesazhi...dhe masazhi.
Dy ngjeshës, një i ngjeshur, masazhuan mesazhin: i ftuar, Mesiah-i-zh...villimit.
E vërteta u porosit “të shkojë në kWr” si ofendim ndaj shijes – për ta frazuar Nietzschen rreth (në këtë rast: spin)doktorëve që shërojnë veç shëmtitë sipërfaqësore.
Çka s’duket nuk ekziston rifkerc asaj që ekziston të mos duket.
Play: idiotizmi.
Aq më qesharak që bëhen le t’i marrim proporcionalisht më seriozisht: është veç ‘play’ tek e fundit që përfshin këshilla-kllishe moronësh si “apliko akull aty ku djeg”.
Autosugjestive: sepse tentim ftohjeje e dhimbjes publike: si ironi epistemologjike të quajtur edhe ‘Publikja’. Gjendja agregate: akullore pushteti.
“Hibrida, i quaj unë”, “paramilitar me tastierë, unë” – thonë ajskrimat: njëri aktivist-me-profesion tjetri biped-rezervuar-mllefi.
Budallenj të mbretit plot lajka – edhe llajka – e nisin PodKestin me monarkun si gjuetari më nishantar i të keqes: Çka ke gjet më së keqi kur populli te pagëzoi me vaj në koke, o Sovran?
Despoti i illuminuar trubador-me-profesion pisket me kreshendon e vet: Hashim Thaçi, forcës që asokohe ishte forcë emergjencash natyrore, ia ndaloi vendosjen e Schwerer Gustav-it tonë fytyrës Rashkës.
Një “mallkue qoftë” i përshkon fytyrat e ajskrimave teksa dëgjojnë Kontin e Mount (Cl)Everest-it të flet për apeks-sovraniteti mbi supe-amerikanësh.
“Qe, debat i civilizuar”, bërtet pastaj denocuesi i analfabetizmit që kurrë as-alfa-e-as-beta e asnjë zanati s’ia ka prerë rrugën.
Pa-alfa-pa-beti shan ‘provincialen’ para-neuronalisht duke e pandehur veten ‘të shmajtë’: nuk e di ‘i shmajti’ që simbas pendulumit të vet ideologjik e vërteta qendërzohet në periferi, i.e në provincë.
Por, ‘i shmajti’ princ në rrjedhën e akupunkturës mediatike, i tregon: i-pa-germi miraton, bidepit-të-mllefit i lehtohet qenia.
“A flen ti, qysh i merr veshet sendet në tre të natës”, e pyet iliterati sundimtarin: ky i fundit i veshur në gjumë me telepati ku i kumtohet e liga që mund të ngjajë, me vegime soothsayer-i.
Oh, argëtim – oj e vërtetë e çuar në “kWr”...
I pa prekuri nga dija që monitorin cilësinë e dijes – me çka e bën jetesën në gjendje anti-dijeje – abstenoi, abortoi, anuloi arsimin kur rendi i redhi shkollës: do të prishej masazha.
Organoni Retardues – Killësia në Arsim.
Durim i shterruar në minutat e para të emisionit masazhues.
Gëzuar 2025’a.