“Trupin ia prenë në dy pjesë dhe e gjuajtën në borë” – Talebanët vazhdojnë vrasjet brutale të ish-gjeneralëve në Afganistan - NACIONALE

“Trupin ia prenë në dy pjesë dhe e gjuajtën në borë” – Talebanët vazhdojnë vrasjet brutale të ish-gjeneralëve në Afganistan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Ahmed Shaker Sangi

Pas ikjes së ish-presidentit Ashraf Ghani nga Afganistani, më 15 gusht 2021, grupi terrorist i talebanëve e mori pushtetin.

Në Derketin e Parë, talebanët njoftuan Aministi të Përgjithshme dhe thanë publikisht se i kishin “falur” të gjithë, duke përfshirë ish-zyrtarët qeveritarë, si dhe gjeneralët e ushtarët e ushtrisë.

Por, me kalimin e javëve dhe muajve, ata nisën një aksion të bastisjeve shtëpi më shtëpi, duke identifikuar ish-ushtarë dhe duke i torturuar e vrarë nën pretekstin se ishin të përfshirë me Frontin Kombëtar të Rezistencës, një grup anti-taleban. Në disa raste, trupat e ish-ushtarëve u prencë copa - copa.

Ish-ushtarët që luftuan për 20 vjet kundër grupit terrorist, jetojnë me frikën e përditshme nga hakmarrja e talebanëve.

Samiu (pseudonim) është një nga Komandantët e Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes së qeverisë së kaluar. Ai thotë se nuk ka fjetur në shtëpinë e tij që prej marrjes së pushtetit nga Talebanët, dhe e ndërron shtëpinë secilën ditë.

Meqë nuk ka pasaportë, ai nuk mund të dalë jashtë Afganistanit. Ai thotë se nëse aplikon për të marrë një pasaportë të re, nëpërmjet procesit biometrik, do të identifikohet dhe Talebanët do ta arrestojnë.

Ish-Komandanti thotë se e ka një fëmijë, kurse gruaja e tij është e sëmurë.

Bilalli (pseudonim) është një tjetër officer i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë e kaluar ku ishte zëvendës-komandant i Brigadës Ajrore të Bagramit. Ai thotë se pas rënies së vendit në duart e talebanëve, ata e bastisën disa herë shtëpinë e tij duke i kërkuar familjes që ta dorëzojnë.

Ai thotë se Talebanët e bastisin shtëpinë e tyre çdo muaj, dhe i kërkojnë familjes që t’i dorëzojë armët që i kanë fshehur nga regjimi i kaluar.

“Me këtë arsyetim, talebanët kanë shkatërruar shtëpinë tonë dhe e kanë vendosur familjen time në një pozitë shumë të vështirë”, thotë ai.

Në rastin e fundit, para dy javësh, talebanët arrestuan Sattar Sirat, që ishte një ushtar nga rajoni i Mazar-al Sharif. Ata e torturuan atë deri në vdekje dhe e copëtuan trupin e tij në dy pjesë. Pjesët e trupit i gjuajtën në borë në provincën Jaëzjan.

Talebanët e akuzuan atë për bashkëpunim me frontin anti-taleban, dhe pranuan se e vranë në mënyrë mizore.

Që nga marrja e pushtetit, qindra ushtarë të administratës së kaluar janë vrarë brutalisht me akuzën se kanë qenë pjesë e Frontit Kombëtar të Rezistencës.

*Ahmed Shaker Sangi është gazetar i pavarur afgan. Ai është pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”, që është inicuar nga ECPMF dhe zbatohet nga AGK-ja.

Lajme të ngjashme