Tri vota toksike për Kurtin, janë hakmarrja më e mirë për këtë figurë historike antikombëtare - NACIONALE

Tri vota toksike për Kurtin, janë hakmarrja më e mirë për këtë figurë historike antikombëtare

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

E kështu, Fatmiri ia bën shumicën Kurtin dhe mandej për çdo vendim madhor, Albini duhet të shkojë ta pyes Xhevën (shoqen time, Xhevahire Izmakun), pra nuk ka shumicë për reforma. Reformën për drejtësi, me Fatmirin do të flisni. Për korrupsion, për Fatmirin do të flisni.Unë mendoj që nuk është Fatmiri kështu, por qysh thoshte Ganja, i hani ‘qurrshitë’.

Berat Buzhala

Unë ja prej atyre që mendoj se Fatmir Limaj bën mirë me hy në koalicion me Albin Kurtin.

Tash, qysh do ta gjejnë variantin që të hyjë, Albini do të provojë ta shesë këtë, demek unë i kam numrat, Fatmiri e voton dhe ai thotë se nuk kam koalicion…qysh tha Albulena Haxhiu: ne nuk bëjmë negociata me parti, por me deputetë.

Duhet ta dimë një gjë, opozita nuk i ka numrat, edhe me Fatmirin bashkë, i bëjnë rreth 61 deputetë. Ata nuk mjaftojnë për kurrgjë. Fakt, as ky tjetri nuk i ka numrat, ama si kundërshtar i Kurtit, po të më pyesni, a e doni një qeveri të Kurtit mbi këmbë të qelqëta, apo një qeveri Abdixhiku-Hamza mbi këmbë të qelqëta, unë do ta doja një qeveri të Kurtit mbi këmbë të qelqëta.

Pra, unë po të isha në vend të Limajt, do ta bëja të njëjtën gjë. Qysh u ka thënë këtyre opozitës, nëse ju mund ta bëni qeverinë – tregoni. U ka thënë – këtë e kam prej disa burimeve – shikoni, nëse arrini ta bëni qeverinë dhe iu duhen votat e mia, vetëm më tregoni para ditës së parë të konstituimit të Kuvendit.

Mirëpo, në ditën kur konstituohet Kuvendi, nëse ju nuk e bëni këtë dhe Albini del me propozim për kryetar të Kuvendit, kryeministër e kështu, unë ia votoj atij, pa një marrëveshje për koalicion (edhe pse unë thellë-thellë mendoj që kanë një marrëveshje).

Albinit nuk i konvenon koalicioni me Limajn, një figurë që ai e llogarit të vjetër politike.

Pra, do të doja që Kurti ta bënte qeverinë me Limajn. Kurrkush nuk është për zgjedhje të parakoshme. Së pari, Fatmiri i ka bë dy apo tre deputetë, ashtu qysh mundi.

E dyta, kjo e sigurtë, nëse bëhet Albini, ky do të jetë ferri politik i tij.

Marrëveshje me Uashingtonin, zero. Ose minus, mbajeni në mend.

E kështu, Fatmiri ia bën shumicën Kurtin e mandej për çdo vendim madhor, Albini duhet të shkojë ta pyes Xhevën (shoqen time, Xhevahire Izmakun), pra nuk ka shumicë për reforma. Reformën për drejtësi, me Fatmirin do të flisni. Për korrupsion, për Fatmirin do të flisni.Unë mendoj që nuk është Fatmiri kështu, por qysh thoshte Ganja, i hani ‘qurrshitë’.

Pra, pse mos ta lëmë Albinin të vazhdojë një vit. E mandej po thonë, Bekim Jashari do të propozohet për president. Unë jam për edhe për këtë. Albini kryeministër, Beka president, rryma le të shtrenjtohet, pse jo?

Një qeveri e tillë, nuk është qeveri e ndryshimit, është qeveri e status quo-së, e pushtetit.

Kështu që unë jam për Kurti-Limaj III.

Mandej, ndoshta kah fundi i vitit, lëshohet Hashim Thaçi, Fatmiri vendosë t’ia ngrehë këmbën qeverisë, kurrë s’i dihet.

Lajme të ngjashme