Tri figurat më të rëndësishme që mund ta bashkojnë PDK-në para balotazhit, sipas meje
Para balotazhit, janë tri figura të rëndësishme të PDK’së, që duhet me u angazhu me e realizu një lloj pajtimi dhe uniteti të madh politik.
Bedri Hamza, Agim Aliu dhe Shaqir Totaj, të cilët munden me komuniku edhe me këta në kryesi, por edhe me figura të rëndësishme të këtij subjekti, si Ramiz Lladrovci, Idriz Vehapi, Ramë Vataj, e ndonjë tjetër.
Memli dhe të tjerët rreth tij kanë gabu me Ramizin dhe sa më herët që e kuptojnë, më mirë e kanë. PDK nuk e ka luksin me e humbë gjysmën e Drenicës. Këtë luks nuk do ta kishin as Thaçi e Veseli, e le më Memli, Abeli e kushdo tjetër që është aty.
Me një politikë më të mençme, sikur t’kishin konkurru me Idriz Vehapin në Rahovec e Ramë Vatajn në Suharekë, PDK kish qenë në garë për me i fitu edhe këto dy komuna, e jo me qenë atje karakter politik qesharak.
Mos të flasim edhe për paaftësinë në Kaçanik.
PDK ka shumë figura të rëndësishme, mungesa e të cilave e dëmton këtë parti në komuna të caktuara.
Për m’u, figurat më të rëndësishme të PDK’së janë:
Bedri Hamza
Sami Lushtaku
Ramiz Lladrovci
Agim Aliu
Shaqir Totaj
Uran Ismaili
Arian Tahiri
Përparim Gruda
Idriz Vehapi
Ramë Vataj
Ferid Idrizi
Nuk po them që PDK’së nuk i duhen edhe të tjerët, ama këta që i kam listuar këtu janë personat më të rëndësishëm elektoralisht për PDK’në.
Mungesa e secilit ia humbë PDK’së një komunë të madhe, një qytet të madh etj.
Unë besoj që PDK’së, gjatë këtij balotazhi, nëse duan të dalin mirë, i duhet një koordinim i ngushtë i Bedri Hamzës, Agim Aliut, Shaqir Totës, Ramiz Lladrovcit e Uran Ismailit.
Ka brenda asaj 11’she që e përmenda disa që nuk më pëlqejnë personalisht, ama hiç s’ka rëndësi kjo. Pastaj: ku keni ni bre me i shkaktu dramat para zgjedhjeve, ose në mes të zgjedhjeve.
Mirëpo nëse figurat e rëndësishme në PDK i tejkalojnë egot personale, nëse vendosin me u taku e me u pajtu, atëherë kjo gjë mundet me ju dhënë një momentum të fuqishëm për Mitrovicë, Kaçanik dhe kudo ku janë në balotazh.
Hajde burra se nuk jeni në gjak me njëni-tjetrin.