Shpresat mund të realizohen ose të thyhen - NACIONALE

Shpresat mund të realizohen ose të thyhen

1 javë më parë

nga NACIONALE

Këtu është versioni i fundit që e kam parë i planit gjermano-francez për normalizimin midis Kosovës dhe Serbisë. Nëse zbatohet plotësisht, është një hap në drejtimin e duhur, por ka disa shtesa të dyshimta dhe elementë të rëndësishëm që mungojnë.

Daniel Serwer, Peacefare.net

Çka ka të re

Teksti i fundit ka pak ma shumë detaje mbi aranzhimet për komunitetin serb në Kosovë se sa që kam parë më herët, veçanërisht në Artikullin 7 (defekti [sic] është në origjinal).

Të dyja palët avokojnë për arritje të marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur eksperienca ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë, në disa disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe në përputhje me modelet ekzistuese evropiane do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Paragrafi i parë nuk është i mrekullueshëm. Në të dështohet që për këto “marrëveshje konkrete” t’i referohet si bazë Kushtetuës së Kosovës. Gjithashtu nuk kërkohet as reciprocitet për komunitetin shqiptar brenda Serbisë. Cilat kushte do të rregullonin “mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia”? Po ashtu nuk është e qartë se çfarë do të thotë “kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit” me qeverinë e Kosovës. Tashmë veçse ekziston një Këshill i Komuniteteve që ofron një komunikim të tillë me Presidentin e Kosovës, si dhe përfaqësimin e serbëve dhe komuniteteve tjera në parlament dhe në ministritë e qeverisë.

Sa i përket Kishës, në tekst mungon referimi i çështjes së kahershme të pronës së manastirit të Deçanit. Duhet të referohet zbatimi e vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Çka mungon

Pjesa më e rëndësishme është ajo se çka mungon. Nuk ka asnjë referencë të dukshme për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e njohin.

Dështimi për të pranuar njohjen nga pesë mosnjohësit është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në këtë tekst, por në mënyrë që Kosova të bindet që normalizimi është real, do të duhej të ndodhte. Edhe me këto pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t'i afrohej Traktatit Bazë Gjerman/Gjerman, sipas të cilit supozohet se është modeluar. Ajo kishte bërë që Republika Federale dhe Republika Demokratike të bëhen anëtarë të Kombeve të Bashkuara. Në këtë, nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm.

Thuhet se negociatori i BE-së, Lajçak është takuar me pesë mosnjohësit këtë javë në Bruksel. Kjo është mirë, por do të nevojitet më shumë. Secili duhet të bindet se ka ardhur koha për të hequr dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. Jo vetëm Lajçak, duhet të angazhohen edhe Uashingtoni dhe kryeqytetet e BE-së.

Pjesa tjetër e ajsbergut

Do të duhet gjithashtu që ata të angazhohen për t’i bërë presion Beogradit dhe Prishtinës, për të arritur kompromiset e nevojshme. Presioni mbi Kosovën ka qenë prej kohësh i dukshëm. Është relativisht e lehtë të bësh presion ndaj një vendi që nuk ka alternativë tjetër veçse të bashkohet me NATO-n dhe BE-në. Presioni ndaj Serbisë është shumë më i vogël. Presidenti Vuçiç ka luajtur një lojë të suksesshme mbrojtëse, duke balancuar Rusinë dhe Kinën kundër BE-së dhe SHBA-së.

Ajo lojë mund të përfundojë tani. Evropianët i kanë dhënë Serbisë një ultimatum të ashpër, përmbajtja specifike e të cilit është e pasigurt, por e lehtë për t'u imagjinuar. Branko Milanovic thotë: Kërcënimet duhet të variojnë nga pezullimi i negociatave me BE-në, eliminimi i fondeve mbështetëse të BE-së (që Serbia i merr si një anëtare kandidate), rivendosja e vizave, dekurajimi i investitorëve të BE-së, deri te sanksionet e mundshme financiare (të themi, mos aksesi në kredi tregtare afatshkurtra), ndalimi i huadhënies afatgjatë nga bankat evropiane, BERZH dhe ndoshta Banka Botërore dhe FMN, dhe për elementet e fundit të një embargoje të vërtetë ndoshta edhe sekuestrim të aseteve.

@Demush Shasha mendon se kjo ka shkaktuar një ndryshim të dukshëm në tonin e Presidentit Vuçiq

Kam ndjekur shumë nga këto konferenca. Kjo ishte më realistja deri tani. Vuçiq foli për nevojën që Serbia të ndalojë të “gënjejë veten” dhe të “hapë sytë” dhe të kuptojë pasojat e refuzimit të propozimit franko-gjerman.

Ai vuri në dukje se Serbia nuk mund ta ndalë anëtarësimin e Kosovës në NATO, KE, etj. Ai nënvizoi se nëse Serbia refuzon propozimin francezo-gjerman: (1) procesi i anëtarësimit në BE do të ndalet, duke përfshirë ndalimin e vizave, (2) tërheqjen e investimeve të BE-së, 3) sanksionet e përgjithshme ekonomike.

Mendoj se ajo që pamë sonte është hapi i parë i qartë në përgatitjen e terrenit për marrëveshje me Kosovën.

Më lejoni t’i bëj pak jehonë fjalevë të Demushit. Diçka ka filluar të lëvizë. Branko, një vëzhgues i mprehtë i Ballkanit edhe nëse fokusohet më së shumti te pabarazia në mbarë botën, po zgjedh pranimin e marrëveshjes në vend që të vuajë pasojat. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse kjo nxitje do të jetë e mjaftueshme. Do të duhet të presim e të shohim nëse shpresat do të realizohen apo thyhen./Nacionale/

Lajme të ngjashme