“Në dorë të Albin Kurtit”: Opozita në pritje të lëvizjeve të VV-së për krijimin e institucioneve - NACIONALE

“Në dorë të Albin Kurtit”: Opozita në pritje të lëvizjeve të VV-së për krijimin e institucioneve

49 minuta më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhje të 7 qershorit ende nuk ka ndërmarr asnjë në drejtim të krijimit të ndonjë ujdia për themelimin e institucioneve të reja. Në anën tjetër, partitë tjera janë duke e pritur lëvizjen politike të saj.

Partitë politike opozitare kanë bërë me dije se janë në pritje të lëvizjeve të partisë e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 7 qershorit. Zyrtarët e këtyre partive kanë vlerësuar se themelimi i institucioneve të reja në dorë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Derisa askush prej partive shqiptare nuk ka vendosur vija të kuqe ndaj VV-së, Albin Kurti ka theksuar se është në pritje të certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka deklaruar se tani varet gjithçka nga Albin Kurti.

Në një përgjigje për RTV21, ai ka bërë me dije se përgjegjësia bije mbi atë që ka dal i pari.

Patjetër që varet, sepse LVV-ja e ka në dorë gjithë procesin. Partia e parë mund t’i krijojë institucionet, mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe, në koordinim me partitë e tjera, mund ta zgjedhë edhe presidentin. Më pas mund ta zgjedhë edhe Qeverinë, ashtu siç e parasheh edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Pra, këtë situatë e ka në dorë Albin Kurti.”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ka vlerësuar se LDK-ja është e gatshme për bashkëpunim me VV-në.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se me çfarë kushtesh LDK-ja mund të bashkëpunojë me VV-në.

Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Cilido opsion që arrin marrveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjesive institicionale vjen në fund. Bashkëpunimi partiak e institucional është udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz, për t’i dhënë fund krizave politike, që nënkupton kthimin e stabilitetit”, ka shkruar Haziri, duke dhënë detaje tjera.

Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokaratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës. Republika e Kosovës i 'duron' zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbetë edhe pa zgjedhje një ditë. Nje njeri dhe nje parti është kauzë e humbur me 17 shkurt!”, ka shkruar ai.

Kurse, deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur drojën e tij për një bllokadë të re institucionale.

Ai ka bërë me dije se partia në pushtet sërish mund të përdor logjiken bllokuese për themelimin e institucioneve.

Në një intervistë për EO, ai ka thënë se VV-ja deri me tani ka dhënë shenja se mund të ketë krizë të re.

Kosova ka rrezik të madh të përsëritet, me hy prapë në bllokadë. Fakti që diskutohet a duhet më së pari të zgjidhet presidenti apo qeveria, nënkupton që ideja është me kapë një post.”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë me dije se pas certifikimit të rezultateve do të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, ai ka treguar se nuk do të ndjekjet rendi kushtetues për formimin e institucioneve të reja.

Në hapje të mbledhjes së qeverisë, ai ka treguar se fillimisht do të formohet qeveria e me pas do të zgjidhte presidentin.

Posa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re, dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme