Shkëndijat e Mëngjesit dhe Zhvillimet me Inteligjencën Artificiale
Shkruan: Shenoll Muharremi
Mjesi. Mengjezi qenka i bukur. Diell kishim sot dhe temperaturat ishin të këndshme. Një pranverë e hershme duket, por ti kujdes e veshu mirë se unë di me u 'habitë' mas diellit, që thojë anglisht 'i can get carried away". Një avantazh kur del dhe ecë rrugëve në mëngjez është se ende nuk janë zgjuar njerëzit. E në këtë situatë, natyra, sidomos zogjët, e kanë 'kontrollin' e tokës dhe janë aktive. E kam vërejtur se disa drunjë kanë filluar me i qit gjethet e para dhe zogjët po këndojnë në mëngjez.
Këto ditë kam lexu që disa vende kanë filluar me i zhvillu rregulloret dhe politikat për Inteligjencë Artificiale (AI). AI po e merr botën me shpjetësi. Edhe 'revolucionin' i makinave elektrike që ishte si trend global teknologjik në kulmin e saj po e hijezon, edhe pse këto dy trend nuk janë përjashtuese, përkundrazi. E keni lexu këtë javë sesi Elon Musk i kishte investuar 64 milion dollarë në fazë të hershme të OpenAI dhe kishte provuar ta bashkoj me Tesla. Në ekonomi, politikë, shëndetësi, arsim, siguri dhe mbrojtje... në të gjitha fushat AI po na mundëson me u zhvillu tepër më shpejt sesa që kishim bërë normal.
Microsoft po kthehet si lider global i teknologjisë pas aplikimit dhe investimit në AI, sidomos bashkëpunimin me OpenAI. Shumë produkte ka zhvilluar me qendër AI. Google nuk po flen, mesiguri do e sfidoj ferymën e Microsoftit. Meta, Amazon të gjithë po investojnë si asnjëherë më parë në AI. E NVIDIA, gjiganti i mikrocipëve AI, po drejton dhe frymëzon një rritje maramendëse të kompanive teknologjise. SHBA po 'lufton' me Kinën dhe i ka pamundësuar kompanitë amerikane me shitë teknologjinë e cipave AI në Kinë e po i pyet partnerët sikur Holanda dhe Gjermania mos me i shitë teknolgji AI Kinës.
Vendi më i afërt me ne që ka disa dinamika është Bullgaria. Ata po përgatisin një rregullore për AI. E disa vende tjera po fillojnë me adaptu AI në edukim. Disa tjera në shëndetësi.
Normal që unë po pyetem secilën ditë e pse ne nuk po e shfryëzojmë rastin në faza të hershme të adaptojmë këtë teknologji dhe të provojmë herën e parë në histori të kyqemi në trende botërore në fazat e hershme. Vendet si Singapuri po synojnë të bëhen qendra të botës. Shumë dinamika ka të rëndësishme rreth/me AI.
Edhe vet nuk është që po flej në këtë situatë. Jam i eksituar për mundësitë që ofron ky zhvillim revolucionar. Kam dëshirë me i zhvillu dhe zbatu disa projekte rreth AI, por unë fundja jam një individ. Idea është që ne si shoqëri dhe shtet me tentu me provu me kap hapin në këtë trend e ndoshta me dalë nga dogma dhe mallkimi i nacionalizmit, luftërave dhe dhunës në Ballkan. Lehtë me thenë, vështirë me zbatu këtë në këtë ambient.
Këto 2-3 javë kam qenë i fokusuar në disa iniciativa që kanë pasur AI në qendër. Edhe një 'ndërmarrësi' modeste me emrin 'AI Enterpreneur' jam duke e zhvillu, në faza të hershme tepër. Si me shumë gjëra tjera, vetëm disa, shumë pak, iniciativa realizohen e mbesin të qëndrueshme në fund.
...Megjithatë, me u kthy tek jeta dhe sendet e thjeshta. Sot e paskemi një ditë të bukur. Mesiguri, ndërkohë, që të gjithë njerëzit i kanë/kemi sfidat e tyre/tona personale të jetës por kemi edhe gjëra të mira e që janë pa pagesë me i shiju. Ndoshta një ditë e mirë me qenë faleminderues për të mirat që kemi. Normal që ka 1 milion gjëra që do të dëshironim të ishin ndryshe, por nëse fokusohemi tek të mirat dhe ato që kemi.. kemi gjasa me fitu këtë lojë.