Opcionet për krizën e energjisë: Inflacioni varianti më shkatërrues - NACIONALE

Opcionet për krizën e energjisë: Inflacioni varianti më shkatërrues

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Sipas tonit të ZRRE dje në intervistë, rritja është e "domosdoshme". Me fjalë tjera, ata thojshin, "na jau rrisim gjithcysh cmimin" Dërgoni sa të doni komente e sa të doni konultohemi. Nuk vlen asgjë.

Qikjo ZRRE e njejta që gjatë fushatës thojshin "janë spekulime rritja e tarifave". Në faqen e tyre ende e kanë komunikatën zyrtaer që thuhet "janë spekulime këto"

Tash a duhet dikush me mendu: A. Cili është efekti me i rritë tarifave për qytetarët dhe ekonominë; dhe B. Cili është efekti ekonomik me subvecionu direkt rritjen? C. Cilat rritje që i ka paraparë ZRRE mundem me u zvogëlu?

Nëse rritet cmimi i rrymës për biznese, ekonomi dhe familjet.. krijon inflacion. Pastaj krejt kosto e jetës rritet (varianti A). E nëse subvencionohet direkt kosto shtesë (varianti B) nuk gjenerohet inflaconi në ekonomi, se kosto e prodhimit dhe shërbimeve mbete e njejta. Këto zgjedhjet të vendim-marrjes duhet me i konsideru me kujdes!

Fundja paret janë të qytetarëve dhe bizenseve, nga taksat tona paguhet, jo nga xhepi i politikanëve e qeveritarëve. Duhet me mendu mirë, cili variant na kushton ma pak. Inflaconi e shkatërron ekonomine, opcioni i subvencioneve direkt të kostoj shtesë jo.

Fundja, nga aspekt ekonomik, ma mirë është me pas më pak energji për konsumatorët familjar, sesa me u rritë kosto e jetës dhe me gjeneru edhe nje valë të inflacionit. Normal, bizneset duhet me i furrnizu pandërpre me cmime të përballushme, se pa biznese ska shtet as ekonomi.

Lajme të ngjashme