Ne postë përtej urës, Serbia 12 ‘Rafale’: Pse Kurti ka vendosur ta luajë lojën që e dëshiron Vuçiqi? - NACIONALE

Ne postë përtej urës, Serbia 12 ‘Rafale’: Pse Kurti ka vendosur ta luajë lojën që e dëshiron Vuçiqi?

2 vjet më parë

nga Berat Buzhala

(Video editoriali: Berat Buzhala)

Aeroplana, biznes e tregti me Serbine, sanksione e qortime për Kosovën.

Kjo është pak a shume klima e raporteve të Kosovës dhe Serbisë me atë që njihet si bashkësia ndërkombëtare, e që zakonisht këtu i kemi shtetet e BE'së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E di, impulsi i secilit analfabet shqiptar, prej Prishtinës deri në Londër a Berlin, n'këtë moment është për me m’thënë: "Pse, a duhemi me e dhanë veriun a?".

Pastaj nezirkrakat, sadriramabajat, elvishoxhat, ia rrisin zanin kësaj logjike, e amplifikojnë atë edhe e bëjnë me u dokë dhe me tingëllu gati si plan të menduar.

Nuk jam i sigurtë kah me i shti Tomë Gashin, Mefin e Dimalin, kah këta fillozofët e vetëshpallun të universiteteve misterioze të Parisit, a me i lënë këndej kah qytetarët krenarë me qeverinë, por të frustruar me ndërkombetarët, që bredhin nëpër sheshin ‘Nana Terezë’, të etun për një mikfron për me i shprehë ndjenjat dhe mendimet e tyre.

Këtë logjikë, për me e mbrojtë sovranitetin me çdo kusht dhe me çdo çmim, unë e kam pa në Serbinë e viteve të 90'ta. Sa më shumë që rritej presioni ndaj tyre, aq ma t'zoshem boheshin tomat, e elvisat e mefat e atyne.

Bile, njëni ka pas shku ëaq larg, sa ka pas thanë: "Sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare veç kanë me na forcu".

Kësaj vjeshte besoj dikah keni me ni kete argument edhe në studiot tona.

Ngoni çka i ka pas ndodhë Serbisë.

I ka pas hangër njëherë sanksionet, masandej bombardimet, masandej edhe e ka hupë Kosovën. Para se me i hangër sanksionet, kishte mundësi t’na hiqte qafe, me një autonomi.

Pak si u ngushtojshin, organizojshin referendum. Dilshin serbët me votu edhe i thojshin lidershipit, veç vazhdoje ti rrugën, edhe mbroje sovranitetin me çdo kusht. Mos pyet as për Amerikë as për Evropë.

Edhe qysh thonë, fjala tuj e nxjerrë fjalën, i hangrën bombardimet si me kanë bonbona.

Mos u habitni, edhe Serbinë e viteve të 90'ta u gjejshin do budallë nëpër Evropë që e perkrahshin. Vishin në Beograd alamet profesorash të Parisit, e kallxojshin qysh Serbia po i reziston imperializmit amerikan. Bile edhe gjatë bombardimeve patën ardhë do të Evropës edhe u patën lidhë për urës në Danub.

Mos u sarrakuqni, se nuk po them që Albini është si Slloba, e na si serbët e viteve te 90'ta. Hala s'kena shku atje, ama logjikën nuk e kemi larg.

Logjika është kjo: kur në Beograd Emmanuel Macron ia shet Serbisë avionët e fjalës së fundit të Francës, Kosova e korrë edhe një fitore të madhe drejt shtrirjes së sovranitetit në veri të vendit, duke e hapë pikën e radhës postare.

Kqyre qysh është puna, prej momentit kur Albin Kurti e ka pranu ne letër Zajednicen, pra i ka thane “PO” edhe idesë së Zajednicës edhe Statutit të saj, Serbia është tuj e organizu tjetër formë të rezistencës në veri të vendit, sepse e di qe herët a vonë ajo Zajednica e pranuar prej Kurtit, ka me u bë.

Pak a shume është duke e imitu rezistencën që e kemi bë ne ndaj Serbisë, gjatë viteve të 90-ta, pra e ka marrë një faqe të mësimit prej librit tonë.

Ka heq dorë prej logjikës se Radojçiqit sepse e ka pa qe ajo e nxjerrë keq te bashkësia ndërkombëtare dhe është tuj vazhdu me rezistencë civile, bojkotim zgjedhjesh, bojkotim institucionesh.

Propaganda e Kurtit thotë që serbët po pajisen me dokumente, me tabela të kerrit, me pasaporta. A keni harru që krejt qito i kena pasë edhe na në vitet e 90'ta a? Po shtetin nuk e pranojshim, në zgjedhje nuk dilshim.

Vuçiq e ka toleru Kurtin me i bë do fitore të vogla ne veri, ama për secilën fitore të Kurtit, Vuçiq është kujdesë që Amerikën edhe Evropën me i pasë në anën e vet e kundër Kosovës.

Pra, Kurti i ka korrë do fitore të Pirros. Ka çelë posta ‘for fuck sake’. Pika te postave.

Vuçiq lutet që Kurti me i fitu prapë zgjedhjet, sepse veç me Kurtin në Kosovë, Vuçiq po mundet me ble avionë prej shteteve të NATO'së, e jo më prej Rusisë. Veç me Kurtin kryeministër, Serbinë brenda pak javësh e vizitojnë për me bë biznis edhe Kancelari gjerman, edhe presidenti i Francës.

Mos harroni: Zajednica është kry, është në letër, është pranu.

Na jemi duke hangër goditje, pa pikën e nevojës.

E di, ti që jeton në Suedi me familje, edhe ti që jeton në Neë Jersey, gjithashtu me familje, edhe ti në Gjermani gjithashtu, keni me ia mprehë brinat Kurtit, me premtimin që nëse bëhet m*t puna, keni me dalë me protestu para ambasadave në shtetet ku jetoni.

Ngojeni Berin.

Jeni duke e lujtë lojën saktësisht qysh po ka qejf Vuçiqi ju me e lujtë. Krejt çka po lutet Vuçiqi është që Kosova me e vazhdu edhe katër vjet këtë rrugë. Mandej, ka me e pasë ma lehtë. Masandej, ka me qenë shumë vonë për neve.

Lajme të ngjashme