Në kërkim të mandatit të dytë, Vjosa Osmani po kërkon ndihmën e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit – s’duhet me ia dhanë - NACIONALE

Në kërkim të mandatit të dytë, Vjosa Osmani po kërkon ndihmën e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit – s’duhet me ia dhanë

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Duke deklaruar që Vjosa Osmani është kërcënuar nga prokurorët e Hagës për dy vjet me radhë, sepse nuk ka pranu që ata t’i hapin kasafortat e Presidencës, po duket sikur Edi Rama, përveç tjerash, ka ardhë në Prishtinë, për me u mundu me e mbledhë noj votë për to. Është raportu gjerësisht që Kurti i ka thënë Osmanit që ajo duhet me u mundu me i gjetë dikah 30 vota, sepse ai mundet me ia siguru asaj veç 50.

Kjo është një taktikë tipike kurtiane, për me të refuzu pa të thënë direkt.

Mirëpo, ku mundet me i gjetë Vjosa e shkretë edhe 30 vota? 6 a 7, le të supozojmë, mundet me i gjetë te të ashtuquajturit deputet të Guxohit. Nja 8 a 9 a 10, le të supozojmë te minoritarët joserb, që bojnë nja 15.

Asaj i duhen minimumi edhe 15 vota tjera. Te Lidhja Demokratike e Kosovës, kohët e fundit, njeri nuk mundet me llogaritë kurrgjo, as për hajr as për sherr. Kryp veresi nuk të dhojnë.

Kjo parti i ka nominalisht 15 vota, por ato nuk munden me u bo bashkë për asnjë kauzë, e as për me votu Vjosen. Qartazi Vjoses tash i kishin kry punë edhe votat e krahut të luftës, që gjenden në PDK dhe AAK.

Sa për atë punë, Vjosa nuk i kish bo kajde as votave të Listës Serbe, sepse tek e fundit herën e parë osht zgjedhë me ndihmën e Radojcicit, mirëpo këtë herë e din që nuk bon, sepse i hupë shumë tjera. Prandaj, duke e nuhatë rrezikun që po i kanoset, Vjosa po e kërkon ndihmën e Edi Ramës, duke e ditë influencën që Edi mundet me e pasë te PDK, për shkak të afërsisë me Thacin.

Të njëjtin Edi Rama, në vitin 2022, kur takohej nëpër forume ndërkombëtare, e hiqte prej fotove si një gjimnaziste e frustruar. Mos ta kujtojmë pastaj fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo ishte Vjosa që mendonte që meqë ishte rreshtuar në aleancë me Kurtin, i dukej që ishte rreshtuar me aleatët e Luftës së Dytë Botërore, dhe se nuk kishte mo zot që i ndale duke rrëzu çdo qeveri prej Greqisë deri në Islandë. Mirëpo nuk është veç ky ndryshim që më pengon te Vjosa, sepse tek e fundit po flasim për një politikane që është ekstrakti i një politikani tipik ballkanik, me një akcent amerikan të anglishtes.

Sepse përndryshe, nëse e kishin bo një fëmijë, prej një martese të përbashkët, Albin Kurti, Edi Rama, Vucici, Dodiku, Gjakonovici, Izet Megjiti etjjjjjj, kish dalë Vjosa Osmani.

Politikane e cekët, por dinake. Hakmarrëse kur ka shumë fuqi, e gatshme për marrëveshje kur e humb atë. A e mbani në mend Vjosen e vitit 2020, kur e shajke Grenellin e marrëveshjen e Dulles në Shpi të Bardhë? Folke kishe për do parime demokratike, e për do vlera liberale.

E njëjta, e ka lanë bukën në gjysë me shku me nënshkru me Trumpin marrëveshjen për Bordin e Paqes. Qaq shumë osht ngutë, ka harru me e pyet Albinin. Nëse ish kane Kina superfuqia që e ka peshën ma të madhe politike për rajonin tonë, ajo e kish nënshkru marrëveshjen me Kinen dhe kish folë në publik për civilizimin e lashtë kinez.

Te rasti i Vjoses unë jam me Albinin. Nuk muj me pasë as simpati as empati për një politikane me karakter si te Vjoses që sot e pashë te libri i Ahmet Shales, ulur afër me bashkëshorten e Hashim Thacit. Mas pesë vjeteve që folet zi e terr a? Tash, liria ka emër? Nuk ka liria emër në këtë rast, ka pafytyrësia emër.

Vjosa Osmani nuk përfaqëson asgjë në politikën e Kosovës. Ajo është thjeshtë një ballon artificial, që ka arrite me zgjuarsi dhe dinakëri ta mashtroj Fatmir Sejdiun, Isa Mustafen, Albin Kurtin, e tash i ka mbete veç edhe Edi Rama.

Kësaj specie politike nuk duhet me ia gjujtë konopin nëse e sheh tuj u fundosë. Lere le të zhduket. Nëse bash don me i gjujtë diçka, gjuja ni guri të ranë.

Lajme të ngjashme