Nacionalizmi në Ballkan: Një fuqi baruti që rrezikon paqen dhe stabilitetin - NACIONALE

Nacionalizmi në Ballkan: Një fuqi baruti që rrezikon paqen dhe stabilitetin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Maqedonia e Veriut është zemra e sigurisë së Ballkanit. E vet Ballkani derisa mbetet me nacionalizëm si ideologji kryesore, gjithmonë do të jetë një fuqi baruti e cila mund të shpërthej. Një incident në Aeroportin e Shkupit e shpërfaqë këtë më së miri.

Kjo mund të ketë qenë diçka spontane e izoluar, asgjë të bëjë me politikat zyrtare të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Mund edhe të jetë një konspiracion nga ndikimet e huaja atje. Por tash të gjithë e shfrytëzojnë në Ballkan këtë incident për hesapet e tyre.

Në Kosovë shfrytëzohet të sulmohet pushteti që e përkrahi një rrotacion politik të shqiptarëve atje. E në MV përdoret nga opozita shqiptare të sulmohet pozita e re. Publiku i forcon bindjet e saja nacionaliste dhe armiqësore sa që urretja thellohet edhe më shumë.

Askush nuk përfiton me ketë, të gjithë humbasim. Edhe një mendje e vetme pozitive është vështirë me gjetë në këtë lomsh ballkanik stimulon konfliktin me njëri-tjetrin. E të atillë që shofin interesin e përgjithshëm të rajonit nuk mund të gjesh. Ende ballkanasit duket që nuk i kanë mësuar si duhet dobitë e paqë, përkundër shumë luftërave tragjike dhe humbjeve kolosale njerëzore.

Në parim, Presidentja e Kosovës e ka menaxhuar mirë situatën. Nuk e ja japur telefonin e saj dhe e ka arritur qëllimin të vazhdoj rrugëtimin, përkundër penesave që janë paraqitur. Kjo do të duhej ndoshta të shifej edhe në prizmën pozitive. Nuk është përshkallëzuar incidenti dhe sot gjithçka është në rregull.

Sikur të ishim më të matur, sot do ta shiqonim këtë incident si diçka më teknike dhe sadopak ta minimizonim ndoshta, që ta ruajmë paqën dhe stabilitetin. Do të ishim më stategjik dhe taktik. Njerëzit në Ballkan të shoqëruar nga një politikë nacionaliste po duken gjithmonë të gatshëm për të eksploduar nuk janë të vetëdijshëm sa fragjile është paqa. Janë të helmuar nga politka nacionaliste shumica aboslute. Ekonomisë dhe edukimit kualitativ ende nuk i ka ardhur radha nga krizat e sigurisë.

Maqedonia e Veriut është jashtëzakonisht e ndijeshme. Edhe pse Kosova është zakonisht në agjenda të sigurisë, ne kemi një 'telashe' me Serbinë nacionaliste vetëm. Maqedonia ka qenë një fushëbetejë e ashpër në Ballkan me dekada e shekuj ku brenda një viti vendet e Ballkanit nga aleatët janë kthyer në armiq për të luftuar për ta copëtuar. Me shumë vështirësi është gjetur një modalitet që Maqedonia të funksionoj, edhe pse 'neutrale' nga fqinjtë e saj agresivë.

Greqia, Bullgaria dhe Serbia kanë ndikuar dhe disa sabotuar zhvillimin e Maqedonisë me vite dhe dekada vetëm që kjo temë të mbetet e hapur, sikur situata me veriun e Kosovës dhe dialogun në Bruksel. Kjo nënkupton që kur temat e tilla mbesin të hapura, atëherë kanë potencial për destabilitet dhe probleme të sigurisë. E Maqedonia është zemra e problemeve të sigurisë në Ballkan.

Interesi i Kosovës dhe i gjithë rajonit, përfshi aleatëve perendimor, është që sigura e Maqedonisë Veriore të mbetet stabile dhe e qëndrueshme. Secili incident që mund të përshkallëzoj sigurinë e fqinjit tanë është një rrezik edhe për Kosovën. Kështu do ta kemi derisa paradigma e nacionalizmit të ndryshoj në Ballkan.

Përderisa ne kemi nacionalizmin si fuqi shtytëse dhe frymëzim, Ballkani nuk do të përparoj dhe nuk do të arrij potencialin e saj. Rinia e saj do të vazhdoj të migroj në Europë e kudo që gjënë më mirë, stabilitet, mundësi dhe perspektivë.

E për të ndryshuar paradigmën në Ballkan, Serbia janë thelbësor. Për shkak të historisë, por edhe ndikimit dhe madhësisë së tyre, graviteti i Beogradit zyrtar është aq me ndikim saqë penetron në të gjitha pjesët e Ballkanit përshi Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi e Bosnia dhe Herzegovinë. Edhe në Shqipëri historikisht ka penetruar periodikisht.

Andaj, bërthama e nacionalizmit negativ është aktualisht në Beogradin zyrtar i cili është një sferë e ndikimit Rus gjithashtu. Secili transformim dhe ndryshm i qëndrueshëm pozitiv në Ballkan ka parakusht transformimin ideologjik të politikës në Serbi.

E ne tjerët, në këto momente, derisa gjindet një zgjidhje si të transformohet politika në Ballkan nga nacionalizmi tek diçka pragmatike për mirëqenien e qytetarëve dhe perspektivën ekonomike, duhet të jemi të kujdesshëm.

Historikisht Kosova mund të pësoj më së shumti nga hallakamat Ballkanike. Ende nuk kemi kapacitetet tona të mbrohemi dhe secila forcë rajonale është ushtarakisht më e fuqishme sesa ne. Kemi fat që e kemi NATO/KFOR por kjo mund të ndryshoj, sikurse kanë ndryshuar blloqet e sigurisë dhjetëra herë gjatë historisë.

Ka vende në rajon dhe jashtë saqë që mezi presin të ndyshoj arkitektuar aktuale e sigursë që të thezin Ballkanin përsëri, sikur qindra herë më parë. Veriu i Kosovës përatë mbetet temë e hapur, që të minoj stabilitetin dhe qëndrueshërinë e Kosovës. Naive është të mendohet që Beogradi zyrtar dëshiron normalizim dhe paqe me Kosovën. Ata, fatkeqësisht, dëshirojnë të mbajnë temën hapur deri në një moment të favorshëm për ndërhyrje. E secili destabilizim i Maqedonisë mund të krijoj kushte të tilla. Bota është në tanzicion elektoral dhe ideologjik gjithashtu. Janë momente të ndieshme, pasiguria është emri.

Për atë, ne duhet të shfrytëzojmë kohën e paqës që të forcojmë sa më shumë paqën dhe stabilitetin dhe të krijojmë parakushtet për ndryshim të paradigmës, të largojmë dhe përshëndetemi me nacionalizmin i cili nuk është aleaty ynë në Ballkan aktualisht, është i Beogradit zyrtar dhe aletëve të saj lindor.

Por nëse ne vazhdojmë me tema nacionaliste dhe jemi kaq vulnerabël të biem në kurthe të nacionalizmit dhe krizave të sigurisë, atëherë mund të rrezikojmë më së shumti vehtën tonë. Loja dhe paradigma, interesi i Kosovës, është fokusi tek qytetari/individi dhe paqja dhe stabiliteti si parakusht për ndryshime eventiale dhe prosperitet.

Lajme të ngjashme