Mos t’ju vijë keq të thoni se sot protestoni edhe për individë - NACIONALE

Mos t’ju vijë keq të thoni se sot protestoni edhe për individë

1 vit më parë

nga Dafina Demaku

Ndër thirrjet që m’kanë bë përshtypje ditëve të fundit për protestën e sotme, në orën 17, janë edhe ato që thonë: tek e fundit, mos dilni të protestoni për individë, por për UÇK-në, për historinë tonë.

E di që ka njëfarë lufte diskursive në këtë aspektin e ‘individëve në Hëgë. Një pjesë e kësaj shoqërie, që për hesape të brendshme politike, thotë se në Hagë s’po gjykohet UÇK-ja por individët dhe pjesa tjetër, që thotë jo individët por UÇK-ja.

Në mjegullnajën e kësaj beteje që s’përfundon, pjesa e dytë, ajo që e di se s’po gjykohen idnividët por UÇK-ja, sikur ndihet keq me thanë se sot protestojnë edhe për individë.

Sikur do ta krijojë një distancë me individët ose këta emra kryesorë të UÇK-së;

Për të mos iu nënshtru kësaj lufte diskursive të pjesës që për hesape të brendshme politike, i duken disa individë, margjinal që janë qatje në Hagë; lirisht thuani, se sot protestoni edhe për individë, sepse atje s’janë ckado individësh;

Është ish-presidenti dhe njeriu që e shpalli pavarëinë e Kosovës, udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi. Pra, ky është një nga individët që është atje prandaj s’duhet të ndiheni keq e të thoni se po dilni edhe për individ si ky.

Janë dy ish-kryeparlamentarë, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, niherit edhe dy ish themelues të UÇK-së, pra janë edhe këta dy individë atje.

Janë edhe luftëtarë e komandantë të zotë të UÇK-së, si Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Pjetër Shala.

E duke e ditë peshën e këtyne individëve, protestat e përmasave si kjo e sotmja, një pjesë e shoqnisë i përjeton si nifar lloj tubimi politik ose frike nga një demonstrim kundër qeverisë;

Dhe menjëherë zbrazet arileria e historikut të votimit të Gjykatës Speciale.

“Ky e ka votu, ai e ka votu, ti e ke votu... “. Duke e abstrahuar me vetëdije, qëllimisht, krejt kontekstin kohor e rrethanor të atyne ditëve të randa e të këqija;

Dhe iu përmenden sahat e dakik, paret që janë nda nga shteti i Kosovës që ekziston falë UÇK-së, sepse vjen n’shprehje rrëfimi i poshtër se po gjykohen individët, andaj sipas tyne, është mirë me na e kujtu shpesh – mundësisht për ditë, se janë nda 33 milionë euro për mbrojtjen e UÇK-së në Hagë. Ose, atyre individëve margjinal atje (gjithnjë sipas një pjese të kësaj shoqërie).

E kush ka me i vajtu dhe me na i kujtu për ditë, gati aq, gati 33 milionë euro harxhime për udhëtimet zyrtare të individëve të qeverisë?

Pra, mos u ndieni keq, me thënë që sot, protestoni edhe për individë.

Lajme të ngjashme