Kush po do me ia hjekë flamën Donald Trumpit? - NACIONALE

Kush po do me ia hjekë flamën Donald Trumpit?

2 javë më parë

nga Berat Buzhala

[Video-editoriali: Berat Buzhala]

Diku në mes të birës së pestë dhe të gjashtë të fushës së golfit, afër disa shkurreve, ka qenë i fshehur një qytetar amerikan, i armatosur me kallashnikov, duke pritë që ta vrasë kandidatin republikan për president te Amerikës, Donald Trump.

Ngjarja ka ndodhur në West Palm Beach, në Florida, ku Trump ishte duke kaluar një të dielë, pasdite me miqtë dhe donatorët e tij.

Për fatin e mirë të Trump, një agjent i sigurisë ka arritë me e vërejtë tytën e kallashit në shkurre, prej ku po dilnin fishekët, që po shkonin drejt figurës politike më polarizuese në planet.

Drejt atentatorit kanë gjuajtur forcat e sigurisë, kurse ai në atë moment e ka braktisë armen e tij dhe është arratisur. Pak më vonë është arrestuar në autostradë.



Kjo është hera e dytë brenda pak muajve që dikush bën përpjekje që ta vrasë Trumpin, gjë e cila nuk ka ndodhë kurrë në historinë e Amerikës. Për fatin e tij të mirë atentatorët kanë dështu në të dyja rastet.

Ne rastin e pare u vra atentatori, në rastin e dytë është arrestuar, mirëpo pyetja që nuk po merr përgjigje është: “qysh po munden me u avit vrasësit kaq afër Trumpit?".

Hajde herën e parë me 1000 dreqën, po herën e dytë? Dje, atentatori me kallashnikov ka qenë larg Trumpit rreth 250 metra.

Pastaj, ku e diti atentatori që Trumpi ka me shku me luajtë golf me shokët e tij në atë fushë, sepse, qysh po raportojnë mediat, ai [Trump] nuk e ka lajmëru kurrkund se ka me shku atje?

A ka njëmene konspiracion, që po duan ta ndalojnë me çdo kusht Trumpin që të bëhet President, apo krejt këto janë ngjarje zinxhirore të rastësishme.

Ky tipi që u arrestua dje, Rajan Ruuth, 58 vjeçar, ish i obsesionuar me luftën në Ukrainë. Vitin e kaluar e kishte dhënë një intervistë për New York Times, ku mes tjerash kishte thënë që nuk duhet lënë asnjë mundësi pa e shfrytezu, që Rusia ta humbë luftën.

Gjithashtu, nuk e fshehte urrejtjen ndaj Trumpit.

Mirëpo, pse nuk po mundet Shërbimi Sekret ta sigurojë Trumpin pak më shumë? Qysh po arrin dikush me u avitë kaq afër tij, duke e ditë qe po duan ta vrasin?

Sipas mediave, siguria e Trumpit është mjaft e madhe, ama nuk është aq e nadhe, sa e ka, bie fjala Presidenti i Amerikës. Pra, është një nivel më e vogël se ajo e Presidentit.

Biden tha se tash kanë me ia ofru edhe një nivel më të lartë të sigurisë.

Shume e çuditshme, pse bash tash?
Pse veç disa javë para ditës së zgjedhjeve?

Kjo situatë po i qet ne pozitë mjaft të palakmueshme demokratët, të cilët e kanë pushtetin. Po duket që këtw po duan ta vrasin, e një situatë e tillë e fuqizon Trumpin, që po shihet si viktimë.

Aktualisht, gara për zgjedhjet e nëntorit është krejtësisht e paparashikueshme. Pritej që debati Trump - Harris, i cili u zhvillua para disa ditëve do ta përcaktonte fituesin, por nuk duket që ndodhi ashtu.

Trump konsiderohet si baba i debatave televizive, mirëpo përballja me Kamala Harris, nuk ishte më e mira e tij. Demokratët në anën tjetër u ndanë të kënaqur me atë se çka ndodhi në studion e ABC-së.

Sondazhet pas debatit, nuk është që e prodhuan ndonjë moment të ri politik. Trump dhe Harris vazhdojnë të jenë në një garë tepër të ngushtë, për ta parashikuar fituesin.

Të dhënat e fundit serioze janë ato të New York Times, të javës së kaluar, që treguan për një stagnim të Harrisit dhe rritje të Trumpit.

Harris e kishte një eufori, në momentin që Biden u largua, por në fillim të shtatorit mori fund edhe ai ‘hipe’, duke i lidhë tash të dy kandidatët qafë për qafe sa i përket rezultateve.

Ajo që dihet me siguri është që Harris po mbledhë më shume para, që janë shumë të rëndësishme, kurse Trump po ka momentum, që është ndoshta edhe më i rëndësishëm se paratë në këtë moment.

Anash prej sendeve serioze, interneti po vlon prej ‘meme-s’, që lidhen me deklaratën e Trumpit se emigrantët ilegal të Haitit po i hanë qentë dhe macet shtëpiake në Ohajo, kjo për me i frikësu votuesit se çka i pret nëse Harris rizgjedhet.

Policia e ka mohu një deklaratë të tillë të Trump, por zëvendësi i tij ka shku edhe pak më larg duke thënë dje ne CNN, se nganjëherë për me e marrë vëmendjen e publikut po duhet me i shpikë do storie.

Kurse, edhe pse është jashtë lojës, duke e pritë pensionimin, tamam Kamala po e fiton ndonjë pikë dikah, Biden po kujdeset që ta marrë vëmendjen për gjëra që ndoshta nuk do të duhej.

Javen e kaluar ai u shfaq me një kapuç të Trumpit, kurse fotot u shpërndanë me shpejtësinë e vajit në tepsi.

Republikanët thanë që Biden po punon kundër Kamalës, prandaj po bën veprime të tilla.

Lajme të ngjashme