Kurrë s’do ta besoja që Konjufca gënjen kaq publikisht kundër ShBA-së si shefi i tij, Kurti - NACIONALE

Kurrë s’do ta besoja që Konjufca gënjen kaq publikisht kundër ShBA-së si shefi i tij, Kurti

1 muaj më parë

nga Berat Buzhala

"Në relacion me Kosovën, këta dy president shumë të respektuar të SHBA-së, prej vitit 2011, e kanë pasë një qasje ndaj Kosovës e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosë në një situatë të disfavorshme të Serbisë.

Administrata e Presidentit Obama dhe e Biden. Gjatë kësaj kohe na kanë ndodhë disa cështje që i ka shty Serbia që shumë e kanë dëmtu reputacionin dhe shtetësinë e Kosovës", tha Glauk Konjufca.

Është vështirë me besu në cfarë gjendje politike janë duke e sjell vendin tonë këta njerëz.

Është gati e pabesueshme nëse nuk e sheh këtë video të Glauk Konjufcës, i cili e ka një karrierë të gjatë politike, edhe del në televizionin publik edhe thotë qysh Kosovën e paskan dëmtuar, e kanë vendosë në pozitë të pafavorshme administratat amerikane të udhëhequra nga Barack Obama dhe Joe Biden.

Shefi i tij Albini e ka bë për pesë pare Trumpin, e ky po del e po i bën për pesë pare demokratët.

Kur i kombinon këto dyja, mesazhi që po i jepet popullit është që Kosova që nga viti 2010 e deri më 2024, në mënyrë konsekutive të vazhdueshme, është kah dëmtohet prej amerikanëve.

Kur i dëgjon Albinin dhe Glaukun, Kosova është vu në pozitë të pafavorshme edhe nga Obama edhe nga Biden edhe nga Trump;

Pra, qe 15 vjet, Amerika është me Serbinë, kundër neve.

E vërteta nuk mundet me qenë ma ndryshe se kaq.

Për periudhën kohore që po flet Glauk Konjufca, që Obama dhe Biden nuk erdhën të na i mjelnin lopët ose të na gatuanin bukë, mirëpo Obama dhe Biden, meqë pavarësia është shpallë në 2008, nën administratën e Obamës, me lobim të dendur, ku zëvendës ka qenë Biden, nën administratën e tij, Kosovën e kanë njoftë 100 e kusur shtete.

Nën këto administrata, është fituar beteja kryesore ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë. Dhe këtë betejë, sigurisht që e ka fitu me mbështetjen e administratës amerikane: edhe ligjore, edhe politike.

T’i nxitësh me kaq lehtësi qytetarët, qe tash e 15 vjet Amerikën e kemi kundër, kjo nuk është asgjë më pak sesa një investim afatgjatë kundër shtetit të Kosovës.

Ajo çka kanë bë Obama dhe Biden për shtetin e Kosovës, duke sjell njohje, duke sjell investime, në të gjitha drejtimet e mundshme, del haveri, shtrihet në RTK edhe thotë: ato na kanë dëmtu neve.

Janë këto administrata amerikane, që e çojnë ushtarin amerikan në kufi me Serbinë, që ky ta ketë b** e lirë me folë në Kuvendin e Kosovës, dhe të dalë të llomotis në televizionin publik.

Janë këto administrata amerikane, që ky haveri del dhe thotë: këto e kanë dëmtu Kosovën.

Edhe nëse e kanë dëmtu, e qysh doli Albin Kurti dhe tha votojeni Bidenin sepse ai është mik i Kosovës.

Qetësoni rrenat. Qetësojeni elektoratin e juaj.

Po provoni ta shndërroni në këtë vend anti-amerikan.

Lajme të ngjashme