Kjo qeveri s`ka nevojë me i nda 500 mijë euro, por me dhënë dorëheqje - NACIONALE

Kjo qeveri s`ka nevojë me i nda 500 mijë euro, por me dhënë dorëheqje

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Qeveria, kishe po bën diçka, i ka nda 500k euro lojtarëve që kanë fitu ndaj Slovakisë, e në fakt, disa lojtarë nëpër Europë gati 100,000 euro i kanë pagesë për javë. Plus, me pare të popullit, pa dhimbt! Hajde qitni diçka nga xhepi juaj, tregoni sa jeni patriotë.

Asgjë nuk e ka eksposu më shumë punë e keqe, dobët dhe joefektive, të qeverisë dhe institucioneve publike sesa kombëtarja e futbollit të Kosovës.

Ata janë kontrasti më i thellë që tregojnë si duhet me dasht e punu për Kosovën dhe si kjo qeveri e këto institucione po e dëmtojnë vendin tashmë me vite me kriza, bllokada, efikasitet jashtëzakonisht të dobët të qeverisjes në shumë fusha.

Kjo qeveri, nuk duhet me i nda 500k euro nga populli më i varfër i Europës, po duhet me mësu shumë nga ekipi i kombëtares së Kosovës në futboll si duhet me u organizu, me punu dhe me qu vendin përpara.

Duhet me mësu si duhet me jap dashni pa kushte dhe gjithcka për Kosovën dhe si duhet me i kry obligimet shtetnore, si me qenë profesionistë. E jo me shiqu karrikën e pozitat e vetëm si me pas pushtet absolut vetëm për vete duke i dëmtu qytetarët, familjet, bizneset dhe ekonominë.

Jo me i acaru e me i dëmtu marrëdhëniet me aleatët, me BE e SHBA, e me izolu Kosovën, por me qu përpara...deri në qiell me punë, profesionlizëm dhe sjellje e vepra të mira!

Respekti më i madh që kjo qeveri kishte me ua bë djemve tanë që fituan kundër Sllovakisë është, jo me iu dhënë 500k euro, por me dhanë dorëheqje.

Kjo gjithashtu për shkak se ata ende nuk kanë ba asgjë me e adresu krizën e naftës dhe çmimeve, edhe pse kanë pas shumë kohë, kërkesa dhe nevoja nga Kosova e qytetarët.

Madje thuhet që nuk kanë siguru as barna me kohë për ata më në nevojë në spitale publike.

Sot, gjithashtu, edhe bujqit e fermerët që duhet me mbjellë ushqimin e sezonit po paguajnë çmime deri në 1.7 për litër të naftës, e kjo po e pamundëson punën e tyre dhe gjithashtu do i rrisë çmimet e konsumit dhe jetës.

Si pasojë e mos reagimit me kohë, do e rrisë edhe importin edhe më shumë.

Kjo qeveri nuk po i ndihmon, nuk u kujtua me bë diçka për qytetarët e saj dhe fermerët, së paku me ulë çmimin e naftës për bujqit! Këto janë vetëm disa shembuj.

Pra, këto 500k euro, ma mirë mos me pas ndodhë fare. Kryeni punën që e keni obligim dhe mjafton, nuk ka nevojë me u bo "xhentëlmena" me pare të popullit.

Lajme të ngjashme