Kamala po e humb shkëlqimin, Trumpi po rikthehet - NACIONALE

Kamala po e humb shkëlqimin, Trumpi po rikthehet

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Nëse sondazhet që bëhen në Amerikë, për zgjedhjet presidenciale atje, dalin gabim në nivelet që kanë dalë gabim në vitin 2016 dhe në vitin 2020, atëherë Donald Trump do të rizgjedhet President.

Pra, kaq keq është puna. Ose kaq mirë është puna. Varet për kë po raportoj.

Thuhet që Donald Trump e ka një votues të fshehtë që nuk e kapin sondazhet.

Është ai votuesi që e di se Trump i ka kushedi sa të meta si njeri, por megjithatë, ata prapë e zgjedhin Trumpin para kandidatit demokrat.

Zakonisht, në këtë kategori janë votuesit e bardhë, që kanë frikë të deklarohen publikisht në favor të Trumpit, sepse paragjykohen si racistë në rrethin e tyre. Kështu që ata votojnë në heshtje. Ama votojnë.

Dje Neë York Times, e ka bë një sondazh të radhës, që konsiderohet prej sondazheve më të besuehme në Amerikë, kurse sipas këtij sondazhi, Trump po rritet në disa shtete kyçe – në ato shtete që konsiderohet shtete të kthyeshme si Arizona, Nevada, Karolina Veriore, Pensilvania, Ëiskonsini.

Këto shtete, nuk kanë shumë vota, por i kanë shumëë të rëndësishme.

Biden këto shtete i ka fitu për pak, kurse në sondazhe dilte që i fiton shumë lehtë. Hillary i ka humbë, e në sondazhe dilte që do t’i fitojë.

Kamala në sondazhe del që i fiton, ama nëse ia shtojmë këtu nivelin e gabimeve që janë bë më 2020 dhe 2016, atëherë fiton Trump. Nëse i fiton këto shtete, Trump bëhet President.

Çka thuhet në sondazhin e Neë York Times?

Aty thuhet se Kamala Hariss po prin në nivel nacional.

Pra, nëse në Amerikë, presidenti zgjedhet një votues, një votë, atëherë Kamala Harris do të zgjidhej presidente, mirëpo po të ishte kështu, edhe Hillary Clinton do të zgjidhej Presidente, bile me bukur më shumë vota sesa Trumpi, edhe Al Gore do të zgjedhej President, e jo George Bush.

Sistemi elektoral në Amerikë, është më ndryshe.

Edhe më tutje vvlen rregulli një votues, një votë, por veç nëpër shtete, pra në 50 shtete të Amerikës.

Për shembull, Kalifornia i ka 39 milion banorë.

Ata krejt votojnë, edhe në fund, cilido prej dy kandidatëve e fiton Kaliforninë qoftë edhe për 1 votë më shumë, konsiderohet që e ka fitu krejt Kaliforninë, edhe mandej i fiton 54 vota elektorale.

Kaq vota i ka Kalifornia, si shteti më i madh në Amerikë.

Pra, dolëm te votat elektorale, të cilat në fund e përbëjnë të ashtuquajturin Kolegj Elektoral, që i ka 538 anëtarë.

Në fund, janë këta që e zgjedhin Presidentin.

Pra, edhe nëse e fiton Kaliforninë me 80 për qind, edhe nëse e fiton me 50.01 %, ti prapë prej Kalifornisë i merr veç 54 vota elektorale.

Këtu është deformimi kryesor i sistemit politik në Amerikë, i cili deformim ka ardhë në shprehje për herë të parë në vitin 2000 me Al Gore – George Bush, ku i pari e ka fitu votën popullore, ama i dyti është zgjedhe President, kurse në vitin 2016 kjo ka qenë edhe më dramatike.

Hillary Clinton, i ka fitu disa milionë më shumë vota se Trump, por Trump është bë President.

Përpra, kjo nuk i ka interesu kurrkujt, përveѯ shkencëtarëve që merren me zgjedhje dhe demokraci sepse ai që ka fitu më shumë vota, ai është zgjedhë, sepse janë përputhë votat elektorale me votat njerëzore.

Fort kam frikë që s’po më kuptoni, po shnosh.

Republikanët thonë se ky deformim po ndodhë sepse shtetet e mëdha si Kalifornia e Neë Yorku janë popullu shumë prej emigrantëve në 35 vitet e fundit, e emigrantët po votojnë për demokratët, prandaj në Kaliforni e Neë York, demokratët fitojnë vazhdimisht, edhe atë bindshëm, mirëpo sado bindshëm që ata fitojnë, prapë i marrin vetëm ato vota elektorale që iu takojnë.

Republikanët po i frikësojnë amerikanët gjithashtu, duke thënë se nëse nuk ndalet trendi i ardhjes së emigrantëve pa kontroll, qysh është tani, republikanët ka rrezik që kurrë më nuk do t’i fitojnë zgjedhjet, ashtu qysh nuk po i fitojnë në Kaliforni dhe Neë York.

A besoj që kjo është e vërtetë? Hm..Jo në këto përmasa, ama ka diçka.

Çka është vota elektorale, edhe pa ndodhë ajo?

Vota elektorale është njëfarë sigurese që disponimi i shteteve super të mëdha, mos me ua përcaktu fituesin shteteve që nuk janë aq të mëdha. Pra, bëni çka të doni ju Kalifornia, i keni 54 vota te Kolegji Elektoral, te ai trupi që në fund e zgjedhë Presidentin.

Pra, në Amerikë, Presidenti nuk zgjedhet në natën kur edhe kryhen zgjedhjet. Presidenti zgjedhet kur mbledhet ky Kolegji Elektoral, që janë 538 vetë, që i përfaqësojnë të gjitha shtetet e Amerikës. E tash, kur krejt shtetet i numërojnë votat, varësisht kush i ka fitu zgjedhjet në atë shtet, i çon në Kolegj Elektoral përfaqësuesit e vet.

Kalifornia i çon në Kolegj, 54 demokratë. Teksasi i çon 40 republikan. Florida i Չon 30 republikan. Nju Jorku i çon 29 demokrat. Ohajo kaq, Nebrashka kaq.

Kurse zgjedhjet i fiton ai kandidat që në Kolegj arrin me i siguri 270 vota elektorale. Sa më i madh shteti, aq më shumë vota elektorale.

Pra, më së shumti ka Kalifornia me 54 vota, më së paku ka Alaska, Uashington DS, Ëajoming e disa shtete të tjera që i kanë nga tri vota.

A është kjo e gjitha? Pasha Zotin jo. Janë edhe disa detaje të tjera, ama ishalla nuk vjen puna aq ngushtë sa me i këqyrë krejt detajet.

Qe edhe një paradoks. Mejn e Nebrashka i kanë nga tri vota elektorale, ama dy jepen ndryshe, një ndryshe.

Sido që të jetë, është e pamundur tash dikush me e ditë se kush i fiton zgjedhjet.

Tepër ngushtë është. Kamala e ka humb njëfarë shkëlqimi që e pati në gusht. Ka mundësi që atentatet ndaj Trumpit, e kanë bë të veten.

Lajme të ngjashme