Gjermania e hapi një kapitull të ri dhe të rrezikshëm. Lajm i keq për ne
Prej qershorit të vitit 1945 e deri me diten e sotit, kur është folë në Gjermani për parti të djathtë, është mendu vetëm për një parti, atë Demokristiane dhe satelitët e saj të vegjël. Ideologjikisht, në krahun e djathtë, përtej CDU'së nuk ka pasë kurrgjë.
Kjo situatë mori fund sot.
Gjermanët e Republikës së Tyringenit për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore e morën guximin për ta shkelur një vijë të kuqe, për ta veshur me pushtet real një parti të ekstremit të djathtë, Alternativën për Gjermaninë, për të cilën fola gjatë ditës (dje).
Në Tyringen AFD doli forcë e parë, duke i marrë rreth 33 për qind të votave, kurse partia e dytë më e madhe doli CDU me rreth 10 për qind më pak.
Partia e kryeministrit Scholz do ta ketë problem për me e kalu pragun elektoral prej pesë për qind, kurse befasia tjetër erdhi nga ekstremi tjetër, tash ai i majtë, por jo nga partia Die Link, por nga ish-kryetarja e kësaj partie, Sahra Ëagenknecht, që u nda nga partia para pak kohësh, e themeloi një parti që quhet me emrin dhe mbiemrin e saj dhe në Tyringen dhe Saksoni, që janë dy prej 16 republikave gjermane, i fitoi rreth 13-15 për qind të votave. Sahra Ëagenknecht do të jetë përcaktuese për krijimin e koalicioneve në këto dy republika.
Është e paqartë se sa do të ketë ndikim në vitin e ardhshëm, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ky rezultat i këtyne dy republikave. Sipas sondazheve, në nivel nacional, AfD aktualisht sillet rreth 17-18 për qind, kurse Sahra Ëagenknecht rreth 10 për qind.
Lajmi i keq për gjithë Evropën, por edhe për ne, gjithsesi, është që sado që në dukje po flasim për dy ekstreme, atë të majtës dhe të dajthtës, këto dy ekstreme bashkohen së bashku kur është në pyetje Rusia. Edhe AfD edhe Sahra janë të afërta me Rusinë.
Mund të tingelloj deri diku e ngjashme, por njëra prej arsyeve pse një pjesë e gjermanëve kanë vendosë të eksperimentojnë me votën e tyre është se "krejt tjerët i kemi provu, veç këta jo".
Këto ekstreme posaçerisht kanë zënë rrrënjë në Gjermaninë Lindore, banorët e të cilëve janë të pakënaqur me zhvillimin e vendit te tyre. Sipas raportimeve të mediave, ata banorë nuk janë të sigurtë që AFD apo Sahra do ta permiresojnë gjendjen e tyre, por megjithatë kanë vendosur të hakmerren ndaj politikave pro emigracionit, posaçerisht pro myslimanëve.
Është gjithashtu mjaft ironike, qysh me së shumti të irrituar me emigrantë, janë ato qytete dhe rajone, që ka me së paku emigrantë.
Ata qytetarë janë te frustrumë, sepse ata mendojnë se gjendja e tyre e keqe ekonomike është e lidhur me shpenzimet që qeveria qendrore i bën për emigrantet qe vijnë në Gjermani.
Sigurisht që pa faj nuk duket me qenë as qeveria qendrore. Ardhja e një numri masiv të emigrantëve ka krijuar edhe tensione të brendshme. Shoqnia nuk ka qenë e gatshme për me i risocializu miliona njerëz brenda disa vitesh.
Protestat pro Hamas rrugëve të Gjermanisë, sigurisht që e rrisin kundër-reagimin. Këtu nuk rrinë duarkryq popullistët, që perfitojnë prej situtave të tilla, duke i fry zjarrit aq sa munden.
Gjermania sot e ka hapë nje kapitull të ri. Nuk është aspak i favorshëm për ne. Skenar i ngjashëm, në mos edhe më i rrezikshëm, e pret Francën.
Nuk mundem me e nënvizu mjaftueshëm qysh nëse Biden, Scholz dhe Makron nuk na doken aq sa duhet pro nesh, ateherë pritni e kqyrni ata që kanë me ardhë mas tyne.
Pra, budallakia ma e madhe e jona si shtet dhe si qeveri, është mosnxitimi për me i mbyllë hesapet me Serbi sa më shpejt që është e mundshme.