Drejtori i CIA-së në Kosovë: Kur gjeopolitika takon fushatën e zgjedhjeve në ShBA
Shkruan: Shenoll Muharremi
Përpara, në politikën kosovare, kush është taku me Shefin e CIA automatikisht e ka fitu 'parajsën' politike:) "Filan fisteku është taku me drejtorin e CIA" thojshin me krenari. "Mesazhin e ka direkt nga drejtori gjeneral"..
Qe sa kohë po flas që kush po i mirëmbanë dhe kultivon e menaxhon marrëdhëniet me partnerët esencial të vendit.. dhe pse është me rëndësi me i ruajt këto kapacitete që i kemi tonat. Në Kosovë ka vend për të gjithë, nuk duhemi me i asgjësu kundërshtarët politik.. puna jonë është me me nxjerë më të mirën prej të gjithëve, me i përdorë aty ku njerëzit janë të mirë, se të kqija kemi të gjithë.
Dje kur u zhvillua takimi me drejtorin e CIA, të gjithë mbetën gojëhapur:) Presidentja është duke bë një punë shumë të mirë në diplomaci dhe mos të kishte qenë angazhimi i saj, atëherë e kishim kuptu çfarë nënkupton 'izolimi'.
Ndoshta është mirë që ka ardh William Burns, se ka pas mundësi mos me u ndalë fare në Kosovë e pastaj kishte pas konspiracione si ka shku në Beograd e jo Prishtinë. E ndoshta fakti që nuk ka shku (ende?) në Tiranë gjithashtu është një indikator tjetër i mirë për Shqipërinë.
Drejtori i CIA nuk vjen me bisedu për investime të huaja direkte, as për demokraci e ekonomi. Mesiguri që për punët e sigurisë. Sidomos si ato ndërlidhen me çfarë po ndodhë në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Mos të harrojmë që jemi para zgjedhjeve në SHBA.
Atje gjithmonë para zgjedhjeve qeveritë (administrata) aktuale ka ambicje me kriju marrëveshje mes palëve në 'konflikt'. Ju kujtohet takimi me Trump para zgjedhjeve me Kosovën dhe Serbinë (Liqeni i Trumpit etj). Gjithashtu e keni parë edhe Sekretarin e Jashtëm Antony Blinken që ka siguruar një marrëveshje pozitive rreth krizës në Gaza. Të gjitha këto angazhime duket të jenë të koordinuara dhe po i shtohet intenziteti me i rritë gjasat e Demokratëve për fitore në zgjedhjet atje.
Këto kanë jehonë të madhe në SHBA për publikun e brendshëm, e konfirmojnë SHBA-në si forcë e mirë pozitive gloable dhe publiku i brendshëm ndoshta si dallon shumë nuancat. Por gjithashtu shumë me rëndësi është që para zgjedhjeve mos me pas kriza të reja të sigurisë. Ekipi i presidentit mundet me i pyet të gjithë departamentet, me kry punën e vet më me koncentrim në këtë periudhë.
Ndoshta saktësisht ky ka qenë qëllimi i vizitës në Sërbi, Bosnje dhe Kosovë. Kjo tregon që në këto vende ka potencial për kriza të sigurisë dhe zotëriu ka ardh me u siguru që, së paku disa muajt e ardhshme, mos me kriju probleme për zgjedhjeve amerikane atje me ndonjë veprim lokal të sigurisë.
Ndoshta edhe hapja e Urës së Ibrit mund të kuptohet në këtë kontest. Nëse ka sadopak potencial për një 'trazirë' sado e vogël, mund të mos jetë e mirëseardhur hapja në këtë periudhë. Ndoshta përatë edhe ambasadori amerikan përdori gjuhë tepër serioze 'rrezikohen jetërat e ushtarëve amerikan'. Kosova duhet të tregohet sensitive dhe të bashkëpunoj me trendet gjeopolitike por edhe mos të i 'trazoj' zgjedhjet e brendhshme në SHBA.