Çka ndodhë tash pas tërheqjes së Biden. Kush do ta zëvendësojë atë?
Për momentin është shumë problem me e ditë, sepse këto janë territore te pashkeluna. Kjo parti nuk osht kanë ma herët në këtë rrugë. Para ma shumë se 50 vjetësh osht kanë edhe një president demokrat, Lyndon Johnson, qe osht terheq nga gara për mandatin e dytë, por shume ma herët se Joe Biden. Johnson osht tërheqë në muajin mars, në fillim të atyne që quhen si ‘Primaries’.
Pra, kurrë në histori të Amerikës një president në detyrë, masi që i ka fitu zgjedhjet e brendshme, nuk osht tërheqë prej garës, edhe ato veç katër muaj para zgjedhjeve.
Nejse, krejt senet ndodhin herën e parë, për herë te parë, e mandej bohet edhe ni rrugë e re, por çka pritet me ndodhë?
Biden në largim e sipër e hodhi mbështetjen e tij per zëvendësen e tij Kamala Harris, që gjithashtu nuk osht shumë e popullarizume, por së paku osht e re.
Konventa e kësaj partie, kur votohet dhe nominohet kandidati për president osht me 19 deri me 22 gusht. Aty marrin pjese rreth 4500 delegatë, prej tyne 3900 konsiderohen të Bidenit, sepse i ka pru aty Bideni, pra jane delegatë, le te themi të lidhun dhe nja 700 tjerë që shkojnë aty sipas pozitës politike që e kane. Këta jane super delegatë.
Mirëpo, ata nuk janë të lidhun edhe me Kamala Harrisin dhe nuk obligohen me e ngu Bidenin, kur tash ai iu thotë me e votu një kandidat tjetër.
Në ditën e parë pas tërheqjes së Bidenit po doket qe Kamala i ka gjasat ma të mëdha, mirëpo figurat qendrore të partisë, ata që e detyrunë Bidenin me u tërheq prej garës, si Obama dhe Pelosi, dje nuk u rreshtuan pas Kamalës, thjeshtë e përshendëten dhe e përgëzuan Bidenin për gjestin që e boni.
Elita mediale, e udhëhequr nga Neë York Times, osht ne favor të nje gare te hapur, ku do te kishte ma shumë se një kandidat, e për te ciët do të votohej ne Konventë.
Kandidatet ma serioz per t’u futur në garë dhe për të fituar, perveç Kamales, konsiderohen guvernatorja e Michigenit, Gertchin Ëhitmer, guvernatori i Pensilvanise, Xhosh Shapiro, guvernatori i Illinoi, miliarderi XHB Prixer dhe padyshim edhe guvernatori i Kalifornise, Gavin Neësom. Ky i fundit mbramë i dha mbështetje Kamala Harrisit.
Mbetet me u pa tash qysh kanë me e trajtu këtë temë demokratët.
Gara e hapur, ku ka ma shumë se një kandidat osht edhe demokratike, edhe e energjizon votuesin, duke e marrë per 1 muaj komplet vëmendjen prej Partisë Republikane dhe Donald Trumpit. Në Amerike osht shumë me rëndësi se cila parti e ka vemendjen e publikut, posaçerisht në muajt final.
Ia vlen me u thanë, që tash pas tërheqjes së Biden, kryekëput për shkak tëmoshës, vëmendja e moshës do të fokusohet te Trump. Tash, nëse Trump fiton, ai në fund të mandatit do të ishte presidenti ma i vjetër në historine e Amerikës. Nejse, kjo temë, një herë tjetër.