Çka mund të mësojmë nga Amanda Knox, për rastin e Liridonës? - NACIONALE

Çka mund të mësojmë nga Amanda Knox, për rastin e Liridonës?

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Nuk e di sa prej jush e keni pa dokumentarin për Amanda Knox, ose sa keni lexu për të? Një amerikane që shkon me studiu në Perugia të Italisë, edhe që pas një kohe, njana prej cimereve të saja, Meredith Kercher, masakrohet brenda dhomës së saj, e cila gjendej në të njejtin apartment ku jetonte edhe Amanda.

Perveç që ishte vrarë, Meredith edhe ishte abuzuar seksualisht. Ato ditë Amanda ishte futur në një lidhje dashurore. Kjo nuk ishte lidhja e saj e parë. Rrethi e njihnin Amandën si të "shfrenuar" dhe të "përdalë".

Nën ndikimin e madh të publikut, që kerkonin drejtësi të menjëhershme, nën ndikimin e madh të mediave britanike, posaçërisht Daily Mail, hetuesit italianë detyrohen që patjetër, në kohë rekord, të kapin përgjegjësit e krimit. Gjithashtu, në kaos e sipër, çdo provë të gjetur në vendin e krimit, e fusin brenda një dhome, duke e rritur mundësinë që ADN'ja të kërcej nga një provë në një tjeter.

Nejse, për me i ra shkurt, prokuroria e arreston studenten e çuditshme amerikane, Amanda Knox dhe të dashurin e saj. Publiku kënaqet kurse prokurori shpallet hero i qytetit. Këta dy dënohen me nga 25 dhe 24 vjet burg. Ky dënim i plotëson tamam edhe dëshirat popullore, sepse Amanda ishte e bukur dhe kishte pasur shume dashnorë, prandaj, patjetër, ajo duhej të ishte edhe perverse.. etj. etj. Ah, mos të harrojmë, ditën e nesërme të vrasjes ajo ishte filmuar duke u puthur me të dashurin e saj. Gjithashtu, gjatë gjithë gjykimit ajo kishte qeshur. Pra, publikut, e me gjasë edhe prokurorisë, e në fund të fundit edhe gjykatës, më shumë u kishte interesuar karakteri i saj se sa faktet dhe provat.

Pas një kohe rasti kalon në apel. Apeli kishte vendosur që provat e gjetura ne vendin e krimit t'i trajtonte nga e para një komision ekspertësh i pavarur. Këta të fundit tmerrohen me joprofesionalizmin e treguar nga kolegët e tyre të shkallës së pare. Provat nuk ishin administruar në mënyrën e duhur, prandaj shumica e tyre ishin përjashtuar. Në këtë mënyre Amanda dhe i dashuri i saj shpallen të pafajshëm.

Rasti pastaj kalon në një gjykatë tjeter. Kjo tash i shpallë prapë të fajshëm, ndonëse në ndërkohë Amanda kishte udhëtuar për Amerikë. Përfundimisht landa shkon në Gjykatën Supreme Italiane. Interesimi është maksimal, kurse tash rritet edhe interesimi i publikut amerikan për të mbrojtur shtetasen e tyre të pereskutuar. Publiku italian i kërkon drejtësisë italiane që t'u thotë amerikanëve ta mbyllin gojën, sepse kur ka pasur Universitet të Drejtësisë Perugia, Amerika nuk ka ekzistuar.

Nejseeee, përfundimisht Gjykata Supreme Italiane, si instanca më e lartë, Amandën dhe të dashurin e saj i shpallë të pafajshëm. Gjykata Supreme e sulmon aktgjykimin e shkallës së pare dhe punën e Prokurorisë.

Ditëve të fundit, të nxitur nga mediat e Shqipërisë, pa kurrfarë faktesh, pa kurrfarë provash, është duke u ndotur në masë të madhe klima rreth vrasjes së Liridonës. Individë dhe media të papërgjegjshme në Shqipëri, gjithsesi këtë rast po dëshirojnë ta lidhin edhe me sex, madje për ta bërë edhe më atraktiv, me homoseksualizëm.

A ka dhanë dikush qoftë edhe ma të voglën provë? Jo. Thjeshtë dhe vetem hamendësime dhe klikime.

Organet e hetuesisë së Kosovës nuk duhet që të nxitohen, as të ngarendin pas pritjeve të publikut. Krimi ka ndodhur dhe Liridona është vrarë. Njerëzit që dyshohen për këtë krim tash janë prapa grilave. Ka kohë të mjaftueshme për t'u marrë me rastin. Drejtësia duhet me kanë e ftohtë dhe e verbër para emrave të perveçem.

Deshti apo nuk deshti publiku Naimi, burri i Liridonës, vazhdon me kanë i pafajshëm. Veç duke e trajtu kështu, mund të shkojmë drejt një aktgjykimi të ndershëm dhe të drejtë.

Tipi rrin në Tiranë, merret tanë ditën me thashetheme, ama po e ditka qysh ka shku vrasja.

Lajme të ngjashme