Albin Kurti, ky nxënës i dobët i historisë tragjike ballkanike të viteve 80’të e 90’të
Miqtë e Kosovës, po tregojnë në një seancë dëgjimore në Kongres se Departamenti i Shtetit në Amerikë, e konsideron Kurtin obstruksionist, që në shqip nënkupon: pengues, bllokues, sabotues. Kjo ishte dje.
Kurse sot, Ambasada amerikane e ka bë një reagim, prej më të ashprave deri tani që mund ta bëj një ambasadë për një shtet, duke e drejtuar gishtin direkt te Lëvizja Vetëvendosje, për mënyrën se qysh kjo parti po bën lojëra në KQZ me dy zyrtarët e saj, secili më budallë se tjetri por secili që bën më ‘zarar’ se tjetri.
Një reagim të tillë, e pati edhe Ambasada britanike dje.
Millosheviqi e ka humb Kosovën, duke iu thënë serbëve se ‘jemi duke e mbrojtë Kosovën’, duke iu thënë se ‘e kemi shtri sovranitetin cep më cep të Kosovës’ dhe duke iu thënë’ se shqiptarët ‘e ndershëm i kemi me vete’.
Bashkësia ndërkombëtare, i thoshte Millosheviqit: ua jep një autonomi politike shqiptarëve dhe administrative dhe po e mbyllim me kaq këtë muhabet. Millosheviqi thonte: po ua jap një autonomi kulturore, që shqiptarët ta vallëzojnë vallen e Shotës, pa i rrehë kurrkush.
Si përfundim, Millosheviqi tha: jo dhe i hëngër bombat e NATO-s dhe ne u bëmë shtet.
Sigurisht, Sllobda i ka pasë edhe do budallë tjerë që dilnin mbrëmjeve në debate televizive dhe e bëjshin Amerikën për pesë pare dhe Ambasadën e Amerikës për pesë pare dhe thonin: ‘e kemi Rusinë me vete’.
Po çka ndodhi në fund?
Kosova mori pavarësinë, Serbia i fitoi bombardimet e NATO-së.
Ofertën e njëjtë Sllobodan Millosheviq e ka pasë edhe për Kroacinë. Bashkësia ndërkombëtare i thonte: pranoje njëfarë autonomie për serbët në Kroaci që e kanë pasë njëfarë territori të pavarur. Millosheviq thonte: çfarë, e kemi shtri sovranitetin atje cep më cep dhe po pimë kafe ne Knin.
E çka ndodhi në fund? Serbia i humbi krejt, me Kosovë e me Kroaci dhe i hëngër bombat.
Aktualisht Kosova nën regjimin e Kurtit, e ka shkelë gazin deri në fund, duke e imituar Serbinë e viteve të 90-ta. Mos harroni, Sheshel, pati thënë se po do të pijë kafe në bjeshkë të Berishës (merakli i kafeve). Sikur ne që kemi qejf me shku me pi kafe në veri, nën banesa të serbëve në veri.
Plasni, shani sa të doni, ky është realiteti. Në emër të nacionalizmit, të patriotizimit, të sovranitetit jeni duke krijuar kushte qe pjesa veriore e Kosovës të shkëputet komplet nga Kosova.
A po mendoni që me disa dronë do ta frikësojmë dikë? Dje ishte ditëlindja e Ibrahim Rugovës.
Ne kishim sukses dhe fat, që e kishim një njeri të mençur e të urtë si Rugova, se po të kishim njerëz budallë si Sami Kurteshi e Albin Kurti, ne sot do të ishim si palestinezët në Gaza.
Por qysh thonë gjakovarët: hajt baco, t’u rrittë mendja!
Me qenë budallë nuk të shfajëson në politika të mëdha ndërkombëtare. Nëse nuk besoni, shkoni lexoni komentet të Ambasada amerikane dhe atëherë do ta kuptoni në çfarë rruge jemi nis. Jemi nis ne rrugën e Sllobës, Sheshelit, Drecunit. Veç se ne nuk e kemi fuqinë që ata e kishin.
Aktualisht, jemi në vitet e 80-ta. E njëmend Vjollcën (Vjosa Osmanin), a e ka pa dikush? A e ke pa, sit ë nxehet puna me amerikanë veç e futë kokën në zallë. Por, kjo forja me e futë kokën në zallë, është që ti të mendosh se nuk po shihesh. Jo, jo. Veç koka nuk të shihet se pjesa tjetër, shihet për mrekulli.