A po e ndihmon për herë të parë një shembull i “regjimit të vjetër” Qeverinë Kurti? - NACIONALE

A po e ndihmon për herë të parë një shembull i “regjimit të vjetër” Qeverinë Kurti?

1 muaj më parë

nga Dafina Demaku

Për herë të parë në pesë vite qeverisje, Albin Kurti me ministra iu referuan qeverive të kalume në ni shembull, diçka si për mirë, në diçka që iu konvenon.

Për herë të parë, një veprim i asaj që Vetëvendosje e quan klubi i stërvjetruar politik, regjimi i vjetër, merret si referencë kinse qishtu ia kanë bo ata, qishtu po ia bojmë edhe na.

Ajo që po e bën Vetëvendosje, është kështu;

Po thonë, se ju – partitë që deri dje ishit në opozitë, po doni me na shty me gabu, me lënë vendin në vakum, institucionet pa njerëz në të. Po thonë se ju – kur ishit në të njëjtin pozicion, nuk e keni bë këtë, se keni lënë vendin pa zot shtëpie, e nuk e lëmë as ne. Po thonë qishtu ia ka bë Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti e qishtu kemi me ia bë edhe na.

Krejt kjo situatë ose krejt ky arsyetim do të ishte në rregull, nëse nuk do të kishte një ligj që e ka miratu vetë qeveria Kurti dhe është krenu me të, dhe që e ka shkru të kundërtën e kësaj, me përmbajtjen e së cilit, besoj se jeni familjarizu mjaftueshëm në orët e fundit, pas seancës së djeshme.

Ka plot momente tepër të rëndësishme sesa kontestimi i një situate si kjo me dorëheqjet, kur kjo qeveri, nuk ka pranu me i marrë për referencë – për të mirë, atë që e quan klubi i stërvjetuar politik.

Edhe kur kërkesa e një pjese të konsiderueshme të shoqnisë, në momente e procese kyqe, ka qenë që me ia hedh sytë ndonjë veprimi apo dokumenti të asaj që VV e quan regjimi i vjetër, hic kurrë s’kanë pranu.

Vec ky momenti i - mos me lanë vendin pa zot shtëpie, po iu pëlqen.

Sidoqoftë, të zotët e kontestuar të shtëpisë, ishin mbledhë sot në qeveri, edhe një prej vendimeve që e morën, është me themelu një grup koordinues dhe intervenues për mishngrënësit e mëdhenj.

Fjalinë që do ta themi më poshtë, unë dhe Albin Kurti, ju ftoj ta dëgjoni disa herë;

"E pozicion Kosovën si pjesë aktive në rrjetet dhe platformat rajonale për menaxhimin e faunës së egër në rajonin dinarik Ballkan Pindus"

Ky vendim, u mor rreth një orë, masi që Zyra e Rregullatorit për Energji, e miratoi tarifën e re për rrymën, që ngrit çmimin e rrymës në 16.1 për qind, ose me euro, nja 8-9 euro më shumë na bjen me pagu, neve specieve të rajonit dinarik Ballkan Pindus.

Vendimi për mishngrënësit e mëdhenj, specifikon qe ky grup koordinues, ka me i nejtë gati ariut të murrmë, ujkut dhe rreqebullit.

Ka me i nejtë gati që mos me kërsitë naj luftë civile mes tyne, psh mes rreqebullëve ose mes arinjve të murrmë. Në rast që ndodhë, ishalla nuk ndodhë, na e kena ekipin që e zgjidh atë konflikt.

Po edhe në rast se qito specie, zoti mos e boftë, ia mësyjnë me bo nojfar dami kah bujqësia, ose e rrezikojnë hapsinën publike nëpër zonat rurale ku ata kryesisht jetojnë dhe veprojnë, e kena ekipin që ka me u marrë me ta.

Që të mos keqkuptohemi.

Si një dashamire e florës, faunës, rujtjes së biodiversitetit dhe çështjeve ambientale në përgjithësi, mua aspak s’po më doket qesharake kjo pikë. Madje, po më doket shumë e nevojshme pavarësisht që u bë në atë që mund ta quajmë si ekstra time e qeverisë – e ndoooshta – gjithnjë sipas njerëzve kompetentë, mundet mos me pasë kurrfarë efekti juridik, pra si vendim nga një pozicion i pozitave tashmë të kontestueshme qeveritare.

Por, qesharake e bën Faton Peci, i cili siç mund ta vëreni, mezi arrin ta lexojë në fillim propozimin për grupin që menaxhon mishngrënësit e mëdhenj.

Dhe qesharake, e bën edhe fakti që janë kriju lloj lloj këso grupesh ndërvepruese, koordinuese, Komitete ekzekutive jo veç për rrëqebullët, por edhe për neve njerëzit, mirëpo efekti i tyne deri tash, është gaaati zero.

Pavarësisht ni vendimi të mirë për ariun e murrmë, ujkun dhe rrëqebullin, që merret në kohë të keqe për neve, kur tarifat e rrymës po na shtrenjtohen prapë, për këtë të fundit, Hekuran Murati pati një përgjigje si vijon...

Lajme të ngjashme