A e ka paguar Serbia këtë paraqitje të Albin Kurtit, apo e bëri gratis?
Mund të bëhet një libër prej deklaratës së fundit të Albin Kurtit, libër i madh.
Gjëja më krimianle në këtë fjalë të tij para studentëve (e ky më duket pak si Charlie Kirk), ku zakonisht mashtruesit shkojnë para studentëve, si shoumenë, sepse janë të bindur se aty duket sikur triumfojnë.
Pjesa më kriminale, sipas mendimit tim, është kur po thotë, se nuk është problem i tij a e tërheq Amerika Serbinë prej Rusisë ose jo.
Këtu mund të bëhet pra, b*tha e tij, po thotë më leni mu. Më leni mua me hallet e mia, ju merruni me problem. Thua se ne jemi një kontinent në vete, kemi armë bërthamore dhe po i themi aleatit tonë të deridjeshëm, na leni ju me punët tona.
Ky e di, por është mashtrues, se nëse ndodh kjo, ku Amerika i këqyrë punët e veta, na punët tona, ky shkurt rri në këtë zyre.
Edhe më tutje, në kufi me Serbi janë amerikanët. Imagjinoni sikur të thotë Amerika: ok, po ia bëjmë pra kështu Albin. Ne po i këqyrim punët tona, ti këqyri punët e tua.
Paramendoni sikur një këso deklarate të kishte mundësi ta thoshte ky në Shtëpinë e Bardhë.
Imagjioni pamjen e Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, ku e tha vetëm një të katërtën e kësaj deklarate, dhe e ngriti tonin e i hëngër flakareshat. Ia qiti mirë sepse Trumpi po i thotë do t’i kthejmë ato territore.
Ky, në pamundësi të ketë edhe privilegjin t’ua thotë në sy, se nuk e takojnë, ky takohet me studentë, studentëve iu tregon po i q*** nanë është, atyne iu tregon.
Paramendoni sikur Amerika të thoshte më 1999, ne i kemi hallet tona – ju tuajat.
Imagjioni sikur më George Bush në Tiranë, më 2007 të thoshte: ne i kemi hallet tona – ju tuajat.
A paska halle të ndryshme mes aleatësh a? Që ne nuk jemi as aleatë. Ne jemi të varur prej Amerikës. Nuk është turp të jesh i varur prej Amerikës. Të varur prej Amerikës janë edhe Norvegjia, Suedia, Finlanda. Liderët e tyre nuk kanë aq k***, sa t’i thonë Amerikës: hej ne i kemi do halle tona.
Mandej, shumë po pyesin pse një nga një po na i presin degët? Sepse ky është misioni i tij.
Paramendoni sikur në Rambuje të ishte ky. E të thoshte se Amerika po do me i ruajtë ushtarët serbë në Kosovë. Se marrëveshja ka qenë ashtu.
Ka shku në Amerikë e nuk e pret kurrkush hiç.
Po shkon nëpër kampuse të studentëve, që e përkrahin Gazën dhe Palestinën – që kanë të drejtë – por shikoni se çka po ndodh atje.
Çka po bën ky, Serbia do të paguante me para, do të jepte para, siç po flet ky.