Zyrtari rus: Pranimi i Ukrainës në NATO mund të rezultojë në një luftë të tretë botërore - NACIONALE

Zyrtari rus: Pranimi i Ukrainës në NATO mund të rezultojë në një luftë të tretë botërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pranimi i Ukrainës në NATO do të mund të rezultonte në një luftë të tretë botërore, tha të enjten në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, nënsekretari i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, Alexander Venediktov.

“Kievi është mirë i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte eskalim të garantuar për në Luftën e Tretë Botërore. Mësa duket, kjo është ajo në të cilën ata po llogarisin – për të krijuar zhurmë informuese dhe për ta tërhequr vëmendjen te vetja edhe një herë”, citohet të ketë thënë zyrtari rus.

Ai gjithashtu e përsëriti pozicionin e Rusisë se Perëndimi, duke e ndihmuar Ukrainën, po jep shenjë se “ata janë një palë e drejtpërdrejtë në konflikt”, raporton agjencia “Reuters”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi papritmas në fund të shtatorit se vendi i tij ka aplikuar për anëtarësim në NATO, pasi homologu rus, Vladimir Putin, zhvilloi një ceremoni në Moskë për t’i shpallur territor rus katër rajone ukrainase të pushtuara pjesërisht nga Rusia.

Lajme të ngjashme