Zyrtari i ujësjellësit raporton vjedhjen e dy paneleve solare dhe dy baterive nga pika matëse e nivelit të ujit në Zubin Potok - NACIONALE

Zyrtari i ujësjellësit raporton vjedhjen e dy paneleve solare dhe dy baterive nga pika matëse e nivelit të ujit në Zubin Potok

31 sekonda më parë

nga NACIONALE

Një zyrtar i ujësjellësit në Ujman, ka njoftuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë vjedhur dy panele solare dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit.

Sipas tij, vlera e gjësendeve të vjedhura është rreth 1 mijë e 650 euro.

Nuk ka deri më tani të arrestuar.

Raporti i plotë i PK-së:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Dobrosevina, Zubin Potok 22.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i ujësjellësit në Gazivodë, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur dy panele solar dhe dy bateri nga pika matëse e nivelit të ujit. Sipas ankuesit vlera gjësendeve të vjedhura është rreth 1650 €. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme