Zyrtari i lartë i DASh në takim me Odën Ekonomike Amerikane, "për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset" - NACIONALE

Zyrtari i lartë i DASh në takim me Odën Ekonomike Amerikane, "për të dëgjuar drejtpërdrejt nga bizneset"

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zhvilluan një takim me Lyn Debevoise, zëvendësdrejtore për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të SHBA.

Debevoise tha se dëshironte “të dëgjojë drejtpërdrejt nga bizneset që veprojnë në Kosovë”, duke vënë theksin te roli i tyre në zhvillimin ekonomik.

Diskutimet u përqendruan në diplomacinë tregtare dhe në “mundësitë e reja për zgjerimin e tregtisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës”.

Sipas palëve, takimi nënvizoi potencialin në rritje të tregut kosovar dhe angazhimin për forcimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe.

Lajme të ngjashme