Zyrtari i Lartë i Komisionit Evropian njofton për vizitën në Kosovë dhe rajon - NACIONALE

Zyrtari i Lartë i Komisionit Evropian njofton për vizitën në Kosovë dhe rajon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, Gert Jan Koopman, njoftoi se këtë javë do të vizitojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duke e nisur fillimisht vizitën në Beograd. Në njoftimin e tij ai tha se arsyeja e vizitës së tij është ta sjellë rajonin drejt rrugës evropiane.

Do të nis vizitat në Serbi, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri këtë javë, duke filluar me Beogradin. Pres që të kem shkëmbime të mira me bashkëbiseduesit kryesorë për të përmirësuar më tej bashkëpunimin tonë me Ballkanin Perëndimor dhe ta sjellë rajonin përpara në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajme të ngjashme