Zyrtari i BE-së: Masat hiqen sapo qeveria të bëj përshkallëzimin sipas rekomandimeve të BE-së - NACIONALE

Zyrtari i BE-së: Masat hiqen sapo qeveria të bëj përshkallëzimin sipas rekomandimeve të BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësshef i seksionit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Biancardi, ka thënë se BE-ja do t`i largojë masat ndëshkuese sapo Kosova t`i ndërmarr të gjitha hapat për deeskalimin e situatës në veri.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se masat e Kosovës janë përkohshme.

Stabiliteti politik është kyç për të siguruar prosperitetin e Kosovës. Situata aktuale politike na bën thirrje të gjithëve që të fokusohemi në de-përshkallëzimin e tensionit në veri. Në këtë kontekst, BE-ja ka miratuar një sërë masash për të bërë të qartë një mesazh dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën e re financiare për Kosovën. Kjo është thënë, dua të theksoj sërish, se ky është një hap i kthyeshëm dhe shkalla jonë e plotë e ndihmës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria të japë përshkallëzimin në përputhje me rekomandimin e BE-së. Ne sinqerisht shpresojmë se do të jemi në gjendje t’i lëmë pas shumë shpejt të gjitha këto dhe do të kthehemi në fokusin tonë, në reformat që janë kritike për afrimin e Kosovës drejt BE-së”, ka thënë ai, raporton EO.

Lajme të ngjashme