Zyrtarët e VV-së krenohen qysh kryeministri nuk i frikësohet murmurimës!
Dashuria e aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes për kryeministrin Kurti, është dëshmuar shpesh.
Megjithatë, sot ajo ka kaluar në një nivel tjetër.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka publikuar një video teksa Kurti po fliste sot para gazetarëve.
Për ta dëshmuar trimërinë e Kurtit, Manxhuka ka publikuar një figurë internet i buzëqeshur. Kjo duke tentuar të ironizojë me gazetarët, të cilët ndalen paksa pas murmurimës.
E në komente një tjetër militant i Vetëvendosjes, ka publikuar momentin kur Hashim Thaçi ishte në Shqipëri në kohën e tërmetit.
Përderisa ai po fliste, Thaçi kapet nga truprojat. Me këtë koment, Hekuran Sylejmani, aktivisti i Vetëvendosjes, e fuqizon edhe më shumë trimërinë e liderit!
PAMJET: