Zyrtarë policorë nga Kosova dhe Shqipëria kryejnë me suksese trajnimin për çaktivizimin e bombave - NACIONALE

Zyrtarë policorë nga Kosova dhe Shqipëria kryejnë me suksese trajnimin për çaktivizimin e bombave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë certifikuar zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së Shqipërisë në “Trajnimin Themelor për Teknik të Bombave”

Sipas njoftimit, Ky program, i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Speciale për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese, përfshiu trajnim teorik dhe praktik.

Më 18 tetor 2024, në bazën e Njësive Speciale “Vrella”, përfundoi me sukses “Trajnimi Themelor për Teknik të Bombave”, ku pesë zyrtarë nga Policia e Kosovës dhe shtatë zyrtarë nga Policia e Shqipërisë u certifikuan pas trajnimit intensiv. Ky program, i zhvilluar në bashkëpunim me Njësinë Speciale për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese (NJTME), përfshiu trajnim teorik dhe praktik, me qëllim rritjen e kapaciteteve në identifikimin dhe çaktivizimin e mjeteve eksplozive.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje u bë e ditur se bashkëpunimi mes policive të të dyja vendeve ka kontribuar ndjeshëm në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale.

Lajme të ngjashme