Nis fushata e linçimit ndaj Jasharajt, aktivisti i VV-së kërkon burgosjen e tij - NACIONALE

Nis fushata e linçimit ndaj Jasharajt, aktivisti i VV-së kërkon burgosjen e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është e ditur. Nuk ka marrëveshje mes sindikalistëve dhe Qeverisë së Kosovës. Këtë e bëri publike Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, në një konferenë për media pas takimit me kryeministrin Kurti.

E një gjë e tillë, nuk u ka pëlqyer aktivistëve të VV-së.

Një aktivist nga Malisheva, me emrin Selami Morina, ka shkruar një status, në të cilën kërkon burgosjen e z.Jasharajt.

“Thjeshtë, ky Rrahman Jashari duhet me shku ne burg!

Kaq po di unë!”, shkroi zotëri Morina në Facebook.

Në bazë të fotografive në profilin e tij në Facebook, z.Morina është një përkrahës i zjarrtë i pushtetit aktual.

Ai ka disa foto të publikuara me kryeministrin Albin Kurti, dhe me figura të tjera të rëndësishme të VV-së, si bie fjala z.Arben Vitia.

Lajme të ngjashme