Zyrtare: Edinson Cavani nënshkruan për dy vite me Valencian - NACIONALE

Zyrtare: Edinson Cavani nënshkruan për dy vite me Valencian

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Valencia ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin Edinson Cavani.

Uruguaiani ka kompletuar kalimin te skuadra spanjolle pasi u largua nga Manchester United, si agjent i lirë në verën që lamë pas.

Valencia përmes një komunikate zyrtare në "Twitter" ka njoftuar se kanë kompletuar transferimin e Cavanit, që ka nënshkruar për dy vite.

"Valencia ka arritur marrëveshje për nënshkrimin me Edinson Cavanin për dy vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2024”, shkruhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme