Zotimet për prodhim të municionit, analisti: Çfarë manipulimi, tani jemi në pritje të rrenës së radhës nga Albin Pinokio - NACIONALE

Zotimet për prodhim të municionit, analisti: Çfarë manipulimi, tani jemi në pritje të rrenës së radhës nga Albin Pinokio

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Artan Demhasaj e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për pretimet elektorale.

Ai ka bërë me dije se zotimet se Kosova së shpejti do të prodhojë plumba janë propagandë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në zgjedhjet e dhjetorit, sipas Kurtit, Kosova ka prodhuar dronë, kurse tash po premton prodhimin e plumbave.

“Në zgjedhjet e kaluara të 28 dhjetorit prodhuam dronë në Gjilan, tash në zgjedhjet e qershorit po prodhojmë plumba e municion në Gjakove. Imagjinojeni sikur të kishim zgjedhje prapë në vjeshtë – garant do të fillonim të prodhonim tanke, raketa, madje edhe avionë ushtarakë! Çfarë manipulimi dhe çfarë manipuluesi! Pra, tani jemi thjesht në pritje të rrenës së radhës nga Albin Pinokio, baba i gënjeshtrës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme