Zogaj tallet me Osmanin dhe Gërvallën: Pse e ndalen fushatën për ta prezantuar Serbinë si Rusi të vogël? - NACIONALE

Zogaj tallet me Osmanin dhe Gërvallën: Pse e ndalen fushatën për ta prezantuar Serbinë si Rusi të vogël?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Petrit Zogaj është tallur me presidenten Vjosa Osmani dhe kryediplomaten Donika Gërvalla.

Ai ka ironizuar me fushatën e tyre për ta prezantuar Serbinë para botës perëndimore si Rusi e vogël.

Sipas tij, po ta vazhdonin këtë fushatë, ndoshta dakordimet e Ohrit do të ishin më të favorshme për Kosovën.

Nuk po e kuptoj pse u ndalen Vjosa Osmani e Donika Gervalla ne fushaten e tyre me i kallxu botes perendimore qe Serbia eshte Rusia e vogel ne Ballkan, e keshtu me nxjerr ndonje marreveshje me te favorshme ne Oher?! Vec per 1 vit edhe arriten kete rezultat, po me pase me shume kohe? Ne anen tjeter edhe Albini e la punen ne gjysme per demokratizimin e rajonit, boll mire ia pat nise me 2021”, ka shkruar Zogaj.

Lajme të ngjashme