Zjarri në Prevallë, zjarrfikësi thotë se ende "nuk kanë mbështetje për fikjen e tij nga ajri" - NACIONALE

Zjarri në Prevallë, zjarrfikësi thotë se ende "nuk kanë mbështetje për fikjen e tij nga ajri"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zjarrfikësi Flamur Hoti theksoi nevojën urgjente për ndihmë ajrore për të shuar zjarrin që shpërtheu të dielën në rajonin malor të Prevallës. Duke folur për Info Magazine të Klan Kosova, Hoti ka treguar se kanë kërkuar ndihmë nga KFOR-i për të shuar zjarrin nga lart. Megjithatë, deri më tani, ai tha se ata nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

“Është pozita shumë e keqe gjeografike, është shumë vështirë të menaxhohet ky zjarr nga toka, kemi bërë kërkesa nga MPB, kemi bërë kërkesë tek KFOR-i. Poashtu, ekspertë të FSK-së kanë ardhë dhe e kanë vërtetuar se ky zjarr nuk menaxhohet nga toka”.

“Kemi edhe zjarrfikës të lënduar, po shpresojmë sot me një brez ndarës do të futet nën kontroll. Sa i përket, anës tokësore i kemi të gjitha, fatkeqësisht ne nuk posedojmë asnjë mjet që e fikim zjarrin nga ajri. Kemi pasë shpresa deri dje se do vijnë të na ndihmojnë ka qenë edhe KFOR në vendin e ngjarjes e kanë parë që ky zjarr nuk menaxhohet nga toka, por fatkeqësisht nuk kemi pasë mbështetje deri tani”, ka thënë Hoti.

Lajme të ngjashme