Zjarret në Mitrovicë, Policia njofton se dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit që ka kapluar malin në fshatin Cërrnushën të Mitrovicës.
Sipas policisë, në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet e zjarrëfikësve, FSK-së dhe KFOR-it.
Nuk raportohet për të lënduar.
Raporti i plotë i PK-së:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Fsh.Cërrnushë, Mitrovicë 23.07.2022-15:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar.