Zjarr në Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë - NACIONALE

Zjarr në Bjeshkët e Deçanit, Ramosaj kërkon ndihmë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një zjarr i madh është përhapur gjatë ditës së djeshme në Bjeshkët e Deçanit.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, është shprehur se situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, duke iu kërkuar që të bashkohen në një aksion për shuarjen e zjarrit.

Postimi i plotë:

THIRRJE PËR VULLNETARË

Të nderuar qytetarë,

Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh.

Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme.

Ju falënderoj për gatishmërinë dhe solidaritetin tuaj!

BR

Lajme të ngjashme