Zjarr i madh në Paris, digjet një nga tregjet më të mëdha
Një zjarr masiv shpërtheu në Paris në një nga tregjet më të mëdha në botë Rungis, jo shumë larg aeroportit Orly.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka përfshirë tregun e produkteve të freskëta, i cili ndodhet në afërsi të aeroportit.
Zjarri është shuar nga njëqind zjarrfikës
Zjarrfikësit u kërkuan njerëzve të qëndrojnë larg zonës në periferitë jugore të Parisit, ndërsa 100 zjarrfikës dhe 30 makina zjarrfikëse luftuan me flakët në treg.
Enormous fire break out at the Rungis International Market, one of the largest wholesale food markets in the world, in Paris, France.
— WOLSNED 🇬🇧 (@wolsned) September 25, 2022
Do you see it yet?pic.twitter.com/X3AXpUg3dp
Kapiteni Marc Le Moine, një zëdhënës i zjarrfikësve të Parisit, tha se askush nuk u lëndua.
Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik përhapjeje. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por do të hetohet. /Nacionale/