Zhduket një vajzë 15-vjeçare nga Peja, policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë 15-vjeçare nga Peja.
PK ka është të ditur se ajo është Serbeze Gashi e lindur 2008, duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët.
Ata tutje kanë kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të gjetur vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:
• SERBEZE (Istref) GASHI, e lindur me 06.06.2008 në Pejë.
• PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com
