Demanton Bislimin? Lajçaku thotë se të enjten diskutuan edhe për statutin - NACIONALE

Demanton Bislimin? Lajçaku thotë se të enjten diskutuan edhe për statutin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari evropian, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për zhvillimet e kësaj jave, që nisën me vizitën në Beograd, e deri te takimi i dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.

Lajçak ka thënë se edhe në Beograd, ka theksuar se që të dyja palët duhet të japin diçka, që të marrin diçka.

“Në bisedimet tona, potencova se implementimi i marrëveshjes duhet të ketë progres me të dyja palët që t’u përmbahen obligimeve të tyre hap pas hapi, paralel dhe të bazuar në principin që të dyja palët duhet të bëjnë diçka, që të marrin diçka.” – ka thënë ai.

Tutje, Lajçak e ka përmendur edhe takimin me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Por, derisa ka treguar detaje për takimin e së enjtes, ai ka shkruar se kanë biseduar për “statutin”, derisa Bislimi, para mediave tha se nuk kishin folur për draft statutin e Asociacionit.

“Të enjten, prita dy kryenegociatorët në Bruksel. Diskutuam një numër çështjesh, statutin, planin e implementimit, energjinë, targat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur.” – shkroi ai tutje.

Në fund, Lajçak ka paralajmëruar bisedime ditët e javët në vazhdim.

“Diskutimet ishin ndihmë për të bërë proges në një numër çështjesh në agjendën tonë të dialogut, dhe pres shumë shpejt një vazhdim. Kështu, planifikoj të vazhdoj bisedimet në ditët dhe në javët në vazhdim.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme