Bislimi pas takimit me Lajçak: S’folëm për Asociacionin - NACIONALE

Bislimi pas takimit me Lajçak: S’folëm për Asociacionin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas kryenegociatorit Besnik Bislimi në takimin e sotëm me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është diskutuar për Asociacionin.

Portali “Koha.net” raporton se Bislimi ka deklaruar që në agjendë ka qenë si diskutimi, por nuk ka pasur diskutime shtesë përpos asaj që është thënë deri tani.

“Në agjendë ka qenë si pikë. I kemi treguar Lajçakut se kemi pozicion të qartë siç e ka dhënë kryeministri më 26 tetor. Jemi të gatshëm ta pranojmë dokumentin në plotëni, të nënshkruajmë së bashku me dy dokumentat tjera. S’kemi pasur nevojë për sqarime shtesë nga ana e BE-së, prandaj edhe s’kemi diskutuar. Drafti që i është sjell Kosovës ka pasur kujdes të shtuar për Kushtetutën e Kosovës. Por a është në haromi të plotë, do ta vendosë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të nisë puna pa nënshkrim, pasi duhet garanca që kemi marrëveshje valide e cila pastaj krijon obligime edhe për palën tjetër.” – citohet se ka thënë ai.

Po ashtu, sipas Bislimit, është folur edhe për finalizimin e draftit të sekuencimit të marrëveshjesh bazë, për çështjen e tëpagjeturve, si dhe për energjinë.

Sipas kryenegociatorit, nuk dihet se kur do të ketë takime të radhës pasi që një gjë e tillë nuk është diskutuar.

Lajme të ngjashme