Zhan Mitrev i mohon akuzat: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të zbuluar të vërtetën
Një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga spitali kilinik “Zhan Mitrev” në lidhje me akuzat për thyerje të rregullave. Në njoftimin e spitalit vlerësoht se inspektorët e MALMED-it janë paraqitur pa ndonjë paralajmërim në klinikë, duke thyer rregullat e procedurës.
Vendimi i MALMED-it është anuluar nga Komisioni Shtetëror për Vendimmarje, që është instancë e shkallës së dytë në në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës për thyerjen e rregullave.
“Përkundër faktit se procesi vazhdon deri në vendim përfundimtar, gjatë ditës së djeshme pa asnjë njoftim zyrtar në ambientet e Spitalit klinik Zhan Mitrev janë paraqitur inspektorë nga MALMED për të kryer një inspektim të jashtëzakonshëm.”, thuhet fillimisht në njoftimin e “Zhan Mitrevit”.
Sipas këtij spitali të njohur, një inspektim i tillë është në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Shtetëror.
“Duke vepruar në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Shtetëror, pra duke pasur parasysh se vendimi i parë është anuluar dhe pritet vendimi i shkallës së dytë, inspektorët e MALMED-it, në kundërshtim me këto udhëzime (dokumenti bashkëngjitur), në mënyrë tendencioze janë paraqitur dje në prani të personave të autorizuar të klinikës tonë, me pretendimin se klinika ka bërë studim klinik dhe se duhet të ofrojmë dëshmi për të.”, shkruhet tutje në reagim.
Sipas spitalit “Zhan Mitrev”, një qasje e tillë është në kundërhstim me të gjitha standardet dhe rregullat e sjelljës së ndërgjegjshme.
“Kjo sjellje është në kundërshtim me të gjitha standardet dhe rregullat e sjelljes së ndërgjegjshme dhe profesionale, domethënë inspektorët kanë ardhur me supozimin se në klinikë është kryer studim klinik pa u përpjekur që më parë të sigurojnë dëshmi për vërtetimin e një fakti të tillë. Kjo sjellje e inspektorëve nga MALMED është e paprecedentë në karrierën profesionale të personave të autorizuar (avokatëve) dhe në kundërshtim me parimet themelore të procedurës së inspektimit.”, theksohet në raport.
“Zhan Mitrev” thekson se si klinikë mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet, me synim për të dokumentuar në mënyrë transparente të vërtetën e plotë karshi akuzave.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Zhan Mitrev: Asnjë qindarkë më shumë nuk është marrë nga pacientët gjatë pandemisë, as për shkak të ndonjë llogaritje të gabuar financiare; turp për të gjithë ata që më akuzojnë për përfitim
Klinika Zhan Mitrev nuk ka marrë asnjë qindarkë më shumë nga pacientët gjatë pandemisë, as për shkak të ndonjë llogaritje të gabuar financiare. Administrata për të Ardhurat Publike si dhe ekspertët e pavarur kanë konstatuar se çdo depozitë që është marrë nga pacientët dhe nuk është përdorur/shfrytëzuar, iu është kthyer pacientëve deri në qindarkën e fundit.
Qindra shtetas të huaj kanë ardhur gjatë periudhës së Covid-19 dhe mjekimi i tyre është paguar nga kompani të njohura ndërkombëtare sigurimesh nga Anglia, Gjermania, Italia, Zvicra, ky është një tregues i funksionimit të zellshëm financiar të Klinikës dhe suksesi i trajtimit nuk ka qenë në asnjë moment temë për bisedë.
“Në vitin 2020 pacientëve tanë u kemi kthyer mbi 2 milionë euro, në vitin 2021 kemi kthyer 3 milionë e 200 mijë euro nga depozitat e marra. Për çfarë përfitimi po flasim këtu, nëse do të kishim dashur të bënim diçka të tillë, mendoni se do t'u kishim kthyer 5 milionë e 200 mijë euro pacientëve në periudhën e Covid-19. Turp për të gjithë ata që na akuzojnë për përfitime”, thekson doktor Zhan Mitrev.
Gjatë trajtimit të pacientëve nuk është bërë asgjë jashtë udhëzimeve dhe procedurave. Procesi i hemofiltrimit ka shpëtuar jetë njerëzish. Këtë e vërteton edhe shkalla e vdekshmërisë, e cila është e ulët në klinikën tonë gjatë pandemisë COVID-19. Sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën Zhan Mitrev janë shtruar gjithsej 1738 pacientë, prej të cilëve 1296 kanë shpëtuar, duke e rritur shkallën e suksesit në 74,6% përsa i përket trajtimit të pacientëve në gjendje të komplikuar si pasojë e Covid-19.
Nga pacientët që janë trajtuar për Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev, 294 pacientë ose 47% kanë qenë të shtruar më parë në institucione të tjera spitalore.
Infeksionet bakteriale në kohën e COVID-19 ishin për shkak të gjendjes së imunitetit të dobët ose të pamjaftueshëm të pacientëve si pasojë e përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe kortikosteroideve. Në klinikën Zhan Mitrev askush nuk i fshehu infeksionet intraspitalore, gjatë pandemisë COVID-19, shumicën e infeksioneve pacientët tashmë i kishin me vete, para pranimit në klinikën tonë dhe pavarësisht kësaj ata janë trajtuar në mënyrën e duhur.
“Jam krenar që arrita të vendos standarde të reja në sektorin privat shëndetësor duke ngritur nivelin e cilësisë së shërbimeve. Jam i lumtur që pas meje ka një ekip profesionistësh të lartë që luftojnë çdo ditë për jetën e njerëzve. Dhe më shqetëson shumë kur dikush na akuzon se kemi përfituar nga fatkeqësia e dikujt tjetër. Këto janë faktet dhe shifrat që flasin për mënyrën se si është zhvilluar mjekimi dhe trajtimi i pacientëve në Klinikën Zhan Mitrev. Këto shifra i kanë edhe institucionet dhe do ta dëshmojnë të vërtetën”, theksoi dr. Mitrev.