Zgjedhjet për largimin e kryetarëve në veri, Peci: Sipas parashikimeve referendumi nuk do të kalojë - NACIONALE

Zgjedhjet për largimin e kryetarëve në veri, Peci: Sipas parashikimeve referendumi nuk do të kalojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër në katër komunat veriore të Kosovës pritet të mbahet procesi për largimin e kryetarëve të komunave.

Mirëpo, kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, beson se siç qëndrojnë gjërat tash për tash, ai dhe tre kryetarët e komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq, do të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë.

Sipas parashikimeve tona ne mendojmë që referendumi nuk do të kalojë, megjithatë pritet të shihet të dielën në mbrëmje, sepse gjithçka është e mundur.” – ka thënë Peci për Klan Kosovën.

Peci ka thënë se nuk mendon që serbët do të dalin nesër në votim.

“Nuk mendoj që qytetarët serbë do të dalin në votime sepse siç e kemi parë në media, ata kanë bojkotuar zgjedhjet dhe kanë tërhequr anëtaret e tyre nga KQZ”.

“Nëse qytetarët serbë do t’i përgjigjen thirrjes se Listës Serbe për t’i bojkotuar zgjedhjet, atëherë mendoj që Lista Serbe ende ka ndikim ne veri”.

Lajme të ngjashme