Zgjedhjet në veri: KQZ certifikon kandidatët për kryetarë të komunave, VV e PDK në garë - NACIONALE

Zgjedhjet në veri: KQZ certifikon kandidatët për kryetarë të komunave, VV e PDK në garë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka certifikuar kandidatët për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave veriore të Kosovës.

Dy partitë politike, PDK dhe VV garojnë në këto zgjedhje me 4 kandidatë.

"Kandidatët e certifikuar të PDK-së janë Albulena Behluli Hetemi (Leposaviq), Izmir Zeqiri (Zubin Potok), Ilir Peci (Zveçan) dhe Taulant Kelmendi (Mitrovicë e Veriut). Kurse, kandidatët e certifikuar të Vetëvendosjes janë: Lulzim Hetemi (Leposaviq), Flatron Hasani (Zubin Potok), Fetah Peci (Zveçan) dhe Erden Atiq (Mitrovicë e Veriut).”, raporton EO.

Ish-ministri, Aleksandar Jabllanoviq është certifikuar nga KQZ-ja si kandidatë për kryetar të Leposaviqit.

Iniciativa Qytetare Mitrovica do të marrë pjesë në zgjedhjet për Mitrovicë të Veriut me kandidatin e certifikuar Betim Osmani.

Ndërkaq, Iniciativa Qytetare Srpski Opstanak kandidat për të parin e Mitrovicës Veriore do ta ketë aktivistin, Aleksandar Arsenijoviq.

Gjithashtu në këto zgjedhje do të kandidojë edhe një kandidate e pavarur, Sladjana Pantoviq, për kryetare të komunës së Zveçanit.

Ndryshe zgjedhjet do të mbahen në katër komunat në veri: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Zgjedhjet po mbahen pas dorëheqjeve të kryetarëve të kaluara si shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme