Zgjedhjet lokale: Sot nis afati për dorëzimin e listave të kandidatëve - NACIONALE

Zgjedhjet lokale: Sot nis afati për dorëzimin e listave të kandidatëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Duke filluar nga sot, 26 qershor, e deri më 13 gusht 2025, subjektet politike kanë mundësinë të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në këtë periudhë, përveç aplikimit për certifikim, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Sipas Elezit, aplikimi do të bëhet online përmes një platforme elektronike, për të lehtësuar procesin.

“Subjektet politike janë të lira të vendosin në cilat komuna duan të garojnë. Po ashtu, ato mund të zgjedhin nëse do të marrin pjesë vetëm në garën për Kryetar Komune, vetëm për Kuvend Komunal, apo për të dyja” ka thënë ai.

Lajme të ngjashme