Zëvendësministrja Malo: Kosova është kryefjala në çdo takim bilateral ku Shqipëria ka hapësirë për të folur - NACIONALE

Zëvendësministrja Malo: Kosova është kryefjala në çdo takim bilateral ku Shqipëria ka hapësirë për të folur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova është kryefjala e çdo takimi bilateral dhe çdo diskutimi ku Shqipëria ka hapësirë për të folur.

Kështu ka thënë për Kosovapress, zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Artemis Malo.

“[Kosova] ka qenë dhe do të jetë kryefjala në çdo takim bilateral dhe në çdo diskutim ku ne i kemi hapësirat për të folur.” – ka thënë ajo.

Ajo tutje ka theksuar edhe rëndësinë e samiteve për diasporën, të cilat u mbajtën këtë muaj në Prishtinë dhe Tiranë.

Malo ka folur për sa i përket Forumit Ulpiana që u mbajt në Prishtinë më 16-18 nëntor dhe Samitit të III të Diasporës që u mbajt dje dhe të mërkurën në Tiranë, ku ka thënë se shërbejnë si potencial shumë i madh për zhvillimin e të dy vendeve, veçanërisht në aspektin ekonomik.

E sipas Malos, samite të tilla shërbejnë për të korrigjuar edhe gabime që janë bërë në të kaluarën.

Ajo flet edhe për diasporën shqiptare, për çka thotë se janë “një ndihmë në të gjithë procesin e zhvillimit social-ekonomik që ne e kemi ndërmarrë në shtetet tona.”

Lajme të ngjashme