“Shtensionim dhe dialog”: Ministrja e Jashtme e Belgjikës tregon çka i kërkoi Kurtit e Osmanit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib, dje qëndroi në Kosovë, ku takoi krerët më të lartë të vendit, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Në rrjetin social “X”, ajo shkroi se në Prishtinë ka avokuar për shtensionim dhe angazhim.
“Në Kosovë, u angazhova me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani. Ngjashëm si me përpjekjet e mia në Serbi, unë avokova për shtensionim dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja” – shkroi Lehbib në X.
While in Kosovo, I engaged with MFA @gervallaschwarz, PM @albinkurti, and president @vjosaOsmaniPRKS. Similar to my efforts in Serbia, I advocated for de-escalation and a renewed commitment to the EU-led Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/2R7rNxTHY8
— Hadja Lahbib (@hadjalahbib) November 25, 2023