Zëvendësi i Xhelal Sveçlës mbron ministrin Peci: Nuk mund të na njollosni - NACIONALE

Zëvendësi i Xhelal Sveçlës mbron ministrin Peci: Nuk mund të na njollosni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvëndësministi i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj kritikave kundrejtë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili u kritikua për indiferencë, ku para syve të tij në një lokal u largua dhunshëm nga kamarieri një e vajzë e mitur lëmoshkërkuese.

Sipas Gashanit, kritikat ndaj Pecit kanë qëllim njëllosjen pushtetit.

“Vigjilentëve hastretlinj alla-sigurimsa ne u themi: Nuk mund të na njollosni”, shkruan Gashani teksa ka shpërndarë statusin sqarues të ministrit Peci lidhur me këtë ngjarje..

Sipas tij, duhet mësuar me “politikanë të ndershëm e të pashantazhuar”.

“Mësohuni me politikanë të ndershëm, të guximshëm, të pashantazhuar e të pashantazhueshëm dhe, në të njëjtën kohë, të suksesshëm!”, mendon Gashani.

Lajme të ngjashme