Zemaj ia çon një pyetje ‘live’ në intervistë Abdixhikut: Po thoni se Bekim Sejdiu është i LDK-së, pse s’po hyni në qeveri?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar “live” gjatë një interviste ku po fliste kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Zemaj në një mesazh dërguar drejtuesit të emisionit në Kanal 10, ka thënë:
“Nëse po thoni që Bekim Sejdiu është i LDK-së, pse s’po hyni në qeveri. Këtë e kam thënë në grup parlamentar, nuk kam thënë që e kisha votu qeverinë dhe që dua të jem në qeverinë Kurti”.
Abdixhiku deklaroi se një çështje të tillë nuk e diskuton në publik me deputetët e partisë.
“Nuk diskutoj në publik me deputetët e mi, i kemi organet tona, s’e bëj këtë komunikim në studio politike. E bëj në kryesi, aty janë të hapura diskutimet”, tha ai.